Pikturë me guralecë, Myftar Cubi çeli ekspozitën “Aktorët shqiptar ndër vite“

Artisti Myftar Cubi ka çelur në Tiranë ekspozitën e tij personale me mozaik me teme” Aktorët shqiptar ndër vite”. Cubi ka portretizuar me gurëzit e ngjyrave te ndryshme aktorët e dashur për publikun. Ka zgjedhur me mjeshtëri gurëzit e vegjël, dhe kushdo i sheh portretet në mozaik, e gjen lehtë aktorin.

Aktorët ndër vite janë pjesë e familjeve tona të të gjitha moshave dhe për mua janë pasuri kombëtare”, thotë piktori Myftar Cubi.  

 Ekspozita mblodhi bashkë artistë, piktorë, gjuhëtare dhe miq të autorit.

Në këtë ekspozitë janë shumë aktorë që kanë qenë ish student të mi dhe më duket që është një ndër gjërat më të bukura që është bërë, një kujtim i njerëzve të mëdhenj të artit shqiptar të cilët kanë punuar me shumë durim dhe kujdes”, thotë gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj.

Mbështetësja kryesore në rrugën e artistit, Vjollca Cubi, që është bashkëshortja e tij, shprehet se marrja me menaxhimin e artit i ka sjellë kënaqësi të madhe, në rrugëtimin e përbashkët me shokun e saj./rtsh/

Almanart