Platforma kulturore “Almanart” fiton vendin e parë në projektin rajonal “Karriera ime nga zero në hero”

Platforma kulturore “Almanart” ka arritur të marrë vendin e parë në Shqipëri me motivacionin si një “platformë që promovon eventet kulturore dhe artistike me premisën për të organizuar evente dhe krijimin e një webi për shitjen e biletave” u vlerësua nga juria si më e mira e këtij konkursi në kuadër të projektit rajonal “Karriera ime nga zero në hero – Forcimi i rrjeteve të OSHC-ve të Ballkanit Perëndimor për të implementuar modelin e punësimit “Qendra me një ndalesë”.

Ky projekt trajton problemin sistemik të papunësisë së të rinjve në Shqipëri. Nëpërmjet këtij projekti të rinjtë treguan idetë e tyre, pas trajnimeve të caktuara në fushën e sipërmarrjes, para një jurie profesioniste. Projekti është financuar nga Komisioni Evropian dhe synon përgatitjen e të rinjve për punësim, veçanërisht të rinjtë NEET si dhe rritjen e kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) për të trajnuar të rinjtë për tregun e punës, me fokus në aftësitë e transferueshme dhe teknologjike.

Projekti financohet nga Bashkimi Europian. 🇪🇺

#ysc#albania#tirane#BE#digitalmarketing#marketing#project#webdevelopment#0ToHero#joscelynfoundation#mycareer02hero#yscorg

Almanart