Search
Close this search box.

Premiera e shfaqjes “Fausti” në skenës e Tiranës

Mbrëmjen e sotme 10 mars vjen në skenë te “ArTurbina” shfaqja teatrore “Fausti”. Një vepër realizuar për në skenë në mes të Teatrit Kombëtar të Kosovës, teatrit “Bekim Fehmiu” – Prizren dhe Teatrit të Qytetit- Gjilan. “Fausti”, një shfaqje me tekst dhe regji nga Fadil Hysaj, bazuar në “Faustin” e Gëtes e të Marlosë.

Në vepër luajnë Shkëlzen Veseli, Adrian Morina, Xhevdet Doda, Bëslidhje Bytyqi, Aurita Agushi, Shpëtim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Sheqerie Buqaj, Liridona Shehu, Ali Demi, Alban Krasniqi, Zana Berisha, Emine Toska, Rifat Smani, Valmira Hoti, Mejreme Berisha, Alban Morina. Koreograf Robert Nuha, skenograf Mentor Berisha, kostumograf Youliana Voykova – Najman, kompozitor Memli Kelmendi. 

Fausti, personazhi kryesor i një legjende klasike gjermane e heroi i folklorit dhe letërsisë perëndimore, është protagonisti i shfaqjes, si bashkëproduksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit të qytetit të Gjilanit dhe Teatrit ‘Bekim Fehmiu’ në Prizren që do të ketë premierën në skenën e “ArTurbina”.

Me autor dhe regjisor Fadil Hysaj, interpretuar ga 17 aktorë, kjo është një histori e Goethe-s, e treguar dhe e ritreguar në romane, proza e drama.

Almanart