“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e katërt të muajit prill dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, të shtrira në disa qytete.
Muzika, koncertet nuk do të mungojnë si: Koncert memorial për 52 vjetorin e Revoltës së Spaçit më 21 prill 2025 në Burgun e Spaçit, “Rin-Show” në Korçë, “Maratona Rinore 2025” në Elbasan, Koncert muzikal “Stabat Mater” te Teatri i Operës & Baletit më 24 prill 2025, Koncert nga Quarteti “Moser” në Tiranë më 24 prill 2025, Koncerti festiv “Me Ritmet e Tropojës” te TKOB më 25 prill 2025, Koncert simfonik nga Orkestra Simfonike e RTSH më 25 prill 2025, Echoing Beats te “Vila e Zogut” Durrës më 26 prill 2025, Koncerti “Rrëfimi i Tingujve” nga Nicola Pio Nasca te TKOB më 27 prill 2025.
Filmat e javës do të jenë Cikli “Kinema Frankofone” – “Në orën e Kajros” nga Amir Ramses më 22 prill 2025, Filmi “Le notte di Cabiria” te Qendra “Dua” Tiranë më 22 prill 2025, Programi kinematografik “Shpirtra të lirë” në Korçë më 23 prill 2025, Filmi i animuar “Rafadan Tayfa: Aventura në Tynel” te Kinema Millennium më 23 prill 2025, Filmi “Jules et Jim” nga François Truffaut te Akademia e Filmit & Multimedias Marubi më 24 prill 2025, Film i shkurtër ”TIRANA IME” te Qendra Dua më 25 prill 2025.
Teatri do të jetë një nga kategoritë që do të ketë më shumë aktivitete si Festivali Teatror Rinor “Gjergj Trola” i shkollave të mesme që do të mbahet përgjatë datave 22 prill – 6 maj 2025 në sallën “Black Box” te Universiteti i Arteve, Festivali teatror “TK Rin Art” që do të mbahet përgjatë muajit prill te “ArTurbina”, Teatri “12 burra të zemëruar” te “Teatri Kombëtar” përgjatë datave 23-27 prill 2025, Teatri “Rrëfimet e Gjonit” te Teatri “Metropol” Tiranë më 23-25 prill 2025, Komedia “KËRKOHET NJË TENOR” te Teatri Migjeni, Shkodër që ka premieren më 25 prill 2025, për të vijuar dhe në datat 26 e 27 prill 2025, Shfaqja e teatrit ‘Hamleti në fshatin Katran’ te Teatri ‘Zihni Sako’, Gjirokastër më 25-27 prill 2025, Teatri “Klani i të divorcuarve” te “Teatri i Kukullave” më 25-27 prill 2025, Shfaqja e teatrit “Ndodhia e çuditshme e qenit në mesnatë” te Teatri Metropol më 26 e 27 prill 2025.
“Javët Kulturore Ndërkombëtare” vijon këtë javë, me Javën të Maqedonisë së Veriut, me Koncerti “Eyes to the future” më 23 prill 2025, Java Kulturore e Maqedonisë së Veriut – Ekspozita “Monografia e Kostumeve Popullore Maqedonase” nga Vladimir Janevski te Qendra e Informacionit Kulturor e Maqedonisë së Veriut – Tiranë më 25-30 prill 2025.
Ekspozitat e javës do të jenë: Përvoja VR “Caravaggio, in tenebris” te Kub France Tirana më 15 prill deri më 15 maj 2025, Ekspozita DINASTIA MARUBI “Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” në GAT, Ekspozita “Shqiptarë të panjohur” nga Ben Blushi te COD, Ekspozita “Bëhet libër, bëhet art” nga Albas te COD më 23-25 prill 2025, Ekspozita “Invictus: Lume Blloshmi etj” nga Adela Demetja te “Vila 31”, Ekspozita e Kosta Koçit te “Zeta Contemporary Art Center” Tiranë, Ekspozita “Rrëshqitje” nga Dea Shubleka & Jsononi te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë, Ekspozita “LIFE & DEATH” nga Faton Kryeziu, Ekspozita nga Kairo Urovi “Endem rrugës për diku” te Bazament Art Space, Ekspozita “Venus” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër, Ekspozita “Psikologjia shqiptare në artet pamore” te Galeria e Arteve Shkodër, Ekspozitë personale e Fetah Shehu te Galeri Oda.
Nuk do të mungojnë takimet, workshop, biseda si: Mbrëmje poetike nga Lind Duraku në Tiranë më 21 prill 2025, “Dita Botërore e Librit” në Durrës më 22 prill 2025, Rreth Letrar me Virgjil Muçin te “COD Kryeministri” më 22 prill 2025, “Dita botërore e librit dhe të drejtës së autorit” te Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë më 23 prill 2025, Leksion i hapur “Vdekja e (pa) pashpjegueshme e teatrit radiofonik shqiptar” më 23 prill 2025, Letërsia mes ideologjisë dhe identitetit me autorët Lindita Arapi & Arian Leka më 23 prill 2025, “Shkrimi Artistik në Epokën Moderne” te Qendra Dua më 23 prill 2025, Bisedë e hapur për publikun nga Luçjan Bedeni te Galeria e Artit Tiranë më 24 prill 2025, Takim nga Klubi i Librit Albas “Komediania” te Libraria Albas më 24 prill 2025, ARTIST TALK “SHQIPTARË TË PANJOHUR” te COD më 24 prill 2025, Takim me shkrimtarin Enkel Demi te Libraria “Hugo” Durres më 24 prill 2025, Workshop për trashëgiminë kulturore personale te “MuzeH Lab” Durrës në fundjavë.
Aktivitetet për fëmijë do të jenë Filmi i animuar “Rafadan Tayfa: Aventura në Tynel” te Kinema Millennium më 23 prill 2025, Muzikal “Frozen, Annie, Matilda” te “Teatri i Kukullave”, Teatri për fëmijë “Smërfët dhe gargamela” te “Teatri i Kukullave” Tiranë më 26 e 27 prill 2025, aktivitete nga “Cirku Kombëtar” dhe Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë.
Nuk do të mungojnë as stand-up comedy pranë “Corner Comedy Club” si Orestia Nano “Zero mëshirë roast night” te Corner Comedy Club, Anton Bello, Korado Aliaj & Arlinda Reçi.
Jeta e natës do të jetë plot me aktivitete muzikore live, DJ të ndryshëm etj. kudo në Shqipëri, si: TIKI BAR, Libraria Bar, “Juliette Cocktail Bar” Tiranë, “Charls Bistro” Tiranë, Whisky Bar Tirana, RADIO Tiranë, LOST TIRANA, Code Bar, Madam Tiranë, ROUGE Resto Lounge, STOA, Mayfair, Perla Tattoo Bar, “Rehat Bar” Tiranë, “CinCin Bar” Tiranë, “Tunel Music Venue” Tiranë, Puls House Club Tiranë, Van Gogh Tirana, Crown Tirana etj.