Promovim libri sot në Berk “SEMIOTIKA E VENDEVE DHE JO-VENDEVE: Mes kolektives dhe individuales”

SEMIOTIKA E VENDEVE DHE JO-VENDEVE: Mes kolektives dhe individuales / Nesër, 19:00, Berk.

Ç’janë vendet dhe jo-vendet? Një vështrim i thjeshtëzuar mund t’i shohë si objekte ose hapësira të përcaktuara. Po sikur t’i shohim si shenja? E nëse vendet dhe jo-vendet janë shenja, atëherë ato kanë njëherësh formë dhe përmbajtje e që të dyja vijnë përmes një rrugëtimi semiotik (shënjues). Shenjim i cili pa dyshim është arbitrar, si për çdo shenjë, por mund të jetë arbitraritet kolektiv (pra marrëveshje komuniteti), ose arbitraritet individual (pra ndërhyrje e një individi). Cili është raporti mes individuales dhe kolektives te dinamikat e vendeve dhe jo-vendeve?

Almanart