Search
Close this search box.

Publikohet programi i edicionit të 3-të të festivalit “Ramë Lahaj International Opera Festival”

Është publikuar programi i edicionit të tretë të festivalit “Ramë Lahaj International Opera Festival” (RLIOF) për 2023.

Edicioni i sivjetshëm RLIOF do të mbahet nga 21 deri më 31 korrik në Prishtinë.

Sipas njoftimit, koncertet e edicionit të këtij festivali do të mbahen në sheshin “Skënderbeu” dhe amfiteatrin e Bibliotekës Universitare.

Për 10 ditë sa do të zgjasë ky festival do të performojnë artistë të njohur të operës botërore.

RLIOF është themeluar dhe organizohet nga tenori Ramë Lahaj.

Edicioni i tretë i Festivalit RLIOF synon të zhvillojë idenë e përfshirjes së artit operistik si një ndërmjetësues për të promovuar e mbrojtur lirinë, të drejtat e njeriut dhe ato sociale.

Tematika e festivalit këtë vit, sipas organizatorëve, është “Opera për Liri”, ku ne fokus të këtij edicioni do të jetë tek promovimin i zërave të cilët shpesh janë margjinalizuar apo heshtur e që përdorin operën si mjet për t’u shprehur, për zhvillim dhe fuqizim.

Gjithashtu, festivali do të trajtojë edhe çështjet si: konfliktet ekzistuese, pabarazia gjinore, të drejtat e refugjatëve dhe të drejtat mjedisore.

Almanart