Search
Close this search box.

Restaurohet Kisha e Manastirit të Rubikut, zbulohen gjurmët e pikturave murale

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër ka bërë të ditur se një ekip i ekspertëve të konservimit, nën drejtimin e Dr. Edlira Çaushit, po punon për konservimin e pikturave murale të shekullit të XIII në Kishën e Manastirit të Rubikut.

Gjatë procesit të ndërhyrjeve konservuese për pastrimin dhe konsolidimin e pikturave kryesisht konturim, pastrim sipërfaqësor nga pluhrat dhe depozitimet për efekt të kohës, dhe plotësim të çarjeve dhe dëmtimeve në pigmentin e afreskut, ekipi zbuloi gjurmët e pikturave murale në faqet anësore të absidës, të cilat janë nga një periudhë më e vonë dhe në gjendje tejet të brishtë.

Në vijim të punës janë zbuluar mbishkrime nën grumbuj pluhuri dhe shtresa të ndryshme, ndërkohë po punohet për integrimin e mbetjeve të gjetura.

Projekti “Restaurimi i Pikturës Murale në Kishën e Shëlbuemit, Rubik”, po mbështetet nga programi EU4Culture, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNOPS.

Almanart