Drejtuar nga Markelian Kapidani, studentët e Jazz-it do të performojnë në vende të ndryshme të qytetit. Edhe dega Klasike, nën drejtimin e violinistit Paçalin Pavaci, një emër i shquar në skenat ndërkombëtare, vazhdon të zhvillojë talente të reja.
Leksionet e fizarmonikës, me muzikantin ndërkombëtar Bardh Jakova, do të sjellin harmoninë e tingujve të Ballkanit, ndërsa violinistja Brixhilda Martini, themeluesja e shkollës Mozart 2000 në Firence, do të frymëzojë të vegjlit për profesionin më të bukur në botë.
Këtë vit, “Multimedia” është risia, ku të rinjtë e “Rrok Academy” do të marrin leksione për fotografi dhe video nga specialistë të ArtCom Studio të drejtuar nga Fatjon Çeliku.
“Shkodra Sounds”do të nisë më 24 Gusht me nxënësit e Rrok Academy. Bardh Jakova do të udhëheqë nxënësit e fizarmonikës, Paçalin Zef Pavaci nxënësit e klasikes, dhe Brixhilda Martini nxënësit e Rrok Academy Junior.
Eventi përfundon më 1 Shtator me koncertin e studentëve të Rrok Academy Jazz.
Në këtë vit të 15-të të “Shkodra Jazz Festival”, një nismë e të ndjerit Rrok Jakaj emrin e të cilit mban shoqata që organizon këtë event kulturor do të ketë një pjesëmarrje të artistëve të mirënjohur të muzikës Jazz për ta përmbyllur me një koncert të këngëtares Elida Duni.