“Ritual Piano Improvisation Festival” nesër në Shkodër, ideuar nga Robert Bisha me pjesëmarrjen e Fabrizio Ottaviuccci

🗓 𝟎𝟖.𝟎𝟔.𝟐𝟎𝟐𝟑 𝐨𝐫𝐞 𝟐𝟎:𝟎𝟎
📍Teatri Migjeni, Shkoder
🍿 Ingressso libero / Hyrja e lirë

🇦🇱 Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbeshtesë pjesmarrjen e pianistit 𝐅𝐚𝐛𝐫𝐢𝐳𝐢𝐨 𝐎𝐭𝐭𝐚𝐯𝐢𝐮𝐜𝐜𝐢 në edicionin e III të 𝑅𝑖𝑡𝑢𝑎𝑙 – 𝑃𝑖𝑎𝑛𝑜 𝐼𝑚𝑝𝑟𝑜𝑣𝑖𝑠𝑎𝑡𝑖𝑜𝑛 𝐹𝑒𝑠𝑡𝑖𝑣𝑎𝑙 në Shkodër, kuruar nga pianisti dhe kompozitori 𝐑𝐨𝐛𝐞𝐫𝐭 𝐁𝐢𝐬𝐡𝐚.
🎹 Fabrizio Ottaviucci, pianist i muzikës bashkëkohore dhe improvizues. Kërkues i traditave më mistike muzikore të lashta. Një nga interpretuesit më të rëndësishme të muzikës bashkëkohore të ‘900-ndës.
Ka publikuar albume të ndryshme dhe gjithashtu me ECM label.
Ottaviucci përveç improvizimit të tij do na dhurojë mizikë nga: John Cage, Giacinto Scelsi, Alvin Curran e Terry Riley.

Dy koncerte me përmasa muzikore si kurrë më parë në Shqiperi do të mbahen në festivalin e ideuar nga Robert Bisha. Ritual Piano Improvisation Festival është festivali i vetëm pianistik i rajonit tonë i bazuar kryesisht mbi artin me të lashtë dhe njëkohësisht më modern; improvizimi.
Arti i improvizimit!
Edicioni i tretë ka protagonistë dy pianistë krejt të ndryshëm njëri nga tjetri.

Florian Weber , pianist jazz dhe improvizues i lirë me origjine gjermane.
Publikon për shtëpinë diskografike ECM
dhe bashkëpunon me artistë të ndryshëm.
Një koncert ku melosi, stilemat e jazz-it bashkëkohore, të pop-it cilesor e kështu me rradhë, nuk do mungojnë. Siç tashmë tradite e festivalit, improvizimi i lirë do jetë protagonist sorprizues, zotërues dhe karakterizues i mbrëmjes.

Fabrizio Ottaviucci, pianist i muzikës bashkëkohore dhe improvizues. Kërkues i traditave më mistike muzikore të lashta. Me origjinë italiane dhe një nga interpretuesit me të rëndësishme të muzikës bashkëkohore të ‘900-ndës.
Ka publikuar albume të ndryshme dhe gjithashtu me ECM label.
Ottaviucci do na dhurojë autorë që sjane luajtur kurrë në vëndin tonë dhe që kanë ndryshuar radikalisht muzikën botërore, siç është rasti i J.Cage.

Janë pra dy koncerte të ndryshëm njëri nga tjetri. Me dinamika të pazakonta në vëndin tonë dhe që faleminderit këtyre të fundit, shkaktojnë ndjesi shpirtërore, mendime muzikore te tjera dhe të dobishme për literaturën e dëgjuesit.
Dy raste unike dhe plot guxim, liri, kuriozitet për qytetin e Shkodrës dhe miqtë e tij nga jashtë.

Almanart