- Pavarësisht suksesit, ai jetoi i krimbur në borxhe dhe vdiq i rrënuar.
Larg klishesë së gjeniut të shpërfillur, Rembrandi e njohu suksesin që në të gjallët: borgjezët e Amsterdamit viheshin në radhë, që ai t’u bënte portrete, dijetarët mundoheshin t’ia zhvatnin gravurat, të cilat po vetë artisti ua rriste çmimet, duke i blerë ato fshehtas… Pra, Rembrandi akumulonte veçse borxhe. Shkaku, kënaqësia për luksin, por edhe dashuria për artin, pasi ai ishte koleksionist, madje zotëronte një vepër të venecianit Giorgione. Për të vonuar gijotinën, Rembrandi i paguante borxhlinjtë me premtime për piktura…. të cilat nuk arrinin kurrë. Më në fund, më 1656 ai u shfaq para dhomës së debitorëve, i detyruar të nxirrte pronën në ankand dhe të braktiste shtëpinë e bukur në Jodenbeestraat, Muzeu aktual i Rembrandit në Amsterdam.
- U procedua penalisht për bashkëjetesë jashtë martesore dhe internoi partneren e tij.
Në vitin 1642, Saskia Van Uylenburgh, bashkëshortja e adhuruar dhe muza e piktorit, vdiq. Rembrandi i kërkoi shërbëtores, Geertje Dircx, të rriste djalin e tij, Titus. U krijua një lidhje dashurore, por artisti hezitonte të martohej me Geertje, deri në ndarjen e tyre në 1649. Fillimisht, Rembrandi pranon t’i paguajë një pension të majmë ish-partneres, por ajo e paditi për mosmbajtjen e premtimit për martesës. Ajo e fiton gjyqin, por Rembrandi e internoni ish-dashnoren në Gouda, në diçka ngjasonte me një azil të çmendurish. Marrëdhëniet janë shumë më pak të trazuara me Hendrickje Stoffels, shërbyesja e re, me të cilën ra në dashuri në vitin 1649, por ndërsa konkubinimi ndalohej nga kisha, lindja e vajzës së tyre Kornelia, më 1654, do çonte në shkishërimin e gruas së re nga Sinodi për “kurvëri”.
- Kryevepra “Rojet e natës” u pre, u mësy me acid…
Është ndoshta vepra më e famshme e mjeshtrit, me një fat të brishtë. “Rojet e natës” (1640) bie pre e shkatërrimit, kur merret nga porositësit e pakënaqur “Compagnie des Arquebusiers”. Ata do të mjaftohen me prishjen e reputacionit të artistit. Në 1715, gjatë transferimit të kanavacës në Hotelin e qytetit, ajo u pre në pjesën e poshtme dhe të sipërme, në mënyrë që të mund të kalonte nëpër dyer. Pas instalimit në “Rijksmuseum” në shekullin e 19-të, vepra qe pre e shfrenimit të pasioneve: së pari, u sulmua me dymbëdhjetë goditje thike në 1975, mandej për herë të dytë me një projeksion të acidit sulfurik në 1990. Pasoja të rënda, përveç këtyre sulmeve të dështuara, solli bitumi i Judée që shërbente si shtresë paraprake e që kërcënonte me errësim të vazhdueshëm, derisa u zhduk përbërja, që, në fakt, nuk ishte kurrë një skenë nate… Në vitin 2019, së fundmi një projekt restaurimi publik stabilizoi “Rojet e natës”.
- Defekti i shikimit mbase e priri nga piktura.
Në vitin 2004, dy neuroshkencëtarë, Margaret S. Livingstone dhe Bevil R. Conway, studiuan 36 piktura të Rembrandit. Në 35 prej tyre vërejtën, se në krahasim me syrin e djathtë që fikson spektatorin, syri i majtë devijon 10 në 30 gradë. Me fjalë të tjera, Rembrandi vuante nga strabizmi divergjent që në moshë të re. Në pamundësi për të kapur një vizion të qartë të hapësirës, truri përqendrohej në informacionin që kapte vetëm njëri sy, duke rezultuar në vizion dydimensional, si te të verbrit. A do ta kishte lehtësuar kjo punën e kompozicionit për artistin? A e lejoi ky shqetësim vizual të bëhej piktori i madh që është bërë? Rembrandi nuk është i vetëm. Livingstone dhe Convway vlerësojnë se 28% e piktorëve vuajnë nga kjo sëmundje, krahasuar me 5% të popullsisë së përgjithshme. Gjithsesi, një teori e prirur për debate…
- Ai është artisti i preferuar… i hajdutëve të pikturave!
Nëse Rembrandi kap një rekord, nuk është ai i autoportreteve të pikturuara, por i pikturave të vjedhura! Në vitin 2012, “Art Loss Register”, një kompani private me qendër në Londër, numëroi 337 piktura të humbura, duke e bërë atë mjeshtrin e vjetër “më të çmuar”. Ndër rastet më të famshme është “Krishti në stuhinë në detin Galile” (1633), i vetmi peizazh detar i njohur i Rembrandit, i vjedhur nga muzeu “Isabella Stewart Gardner” në Boston në vitin 1990. Fatmirësisht, telajot e vjedhura ndonjëherë rikthehen në strehët e tyre, si për shembull “Portreti i Jakobit de Gheyn III” (1632) i vjedhur dhe i gjetur katër herë në Galerinë e Fotografive Dulwich midis 1966 dhe 1986 ose “Fëmija me flluskë sapuni” vjedhur në vitin 1999 nga Muzeu i Draguignan, përpara se të kthehej në 2014…
- Ekspertët nuk bien dakord për pohimet e tij.
Me suksesin e pikturës holandeze nga Epoka e Artë deri në shekullin e 19-të, ekspertët u entuziazmuan kaq shumë për Rembrandin, saqë i atribuuan një numër të pallogaritshëm veprash: deri në njëmijë! Përballë kësaj krekosje, në 1968 u themelua Projekti Kërkimor Rembrandt (RRP), për të shtrënguar listën e veprave origjinale, përjashtuar prodhimin në atelie, me procese shkencore që gjoja gëzojnë autoritet. Si rrjedhojë vepra origjinale e pikturuar arrin 250 tablo në vitin 1989. Sot i atribuohen rreth 300. Mendimi i RRP megjithatë nuk bie në konsensus dhe, përkundër mendimit të saj, Koleksioni Frick i Nju Jorkut, muzetë Dahlem në Berlin dhe Luvri ruajnë emrin e Rembrandit në tablotë e diskutueshme (përkatësisht për “Çifuti shëtitës”, “Njeriu me përkrenare të artë” dhe “Filozofi meditues”)./Konica.al