Search
Close this search box.

Shfaqja “Club Abania” prodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës premierë në skenën e Tiranës

Mbrëmjen e 11 marsit në skenë do të vijë “Club Albania” e bazuar në veprën “Pas Vdekjes” të Andon Zako Çajupit. “Club Albania” vjen nën regjinë e Fatos Berishës me kastën e aktorëve si Armond Morina, Ard Islami, Teuta Krasniqi, Ylber Bardhi, Majlinda Kosomoviq, Armend Smajli dhe Naim Berisha. Shfaqja është një komedi politiko-shoqërore, që shfaq fokusin nëpërmjet situatave komike por që në thelb janë shumë më të thella. E bazuar në veprën “Pas vdekjes” të Anton Zako Çajupit, shfaqja “Club Albania” ironizon për lavdet pas vdekjes. 

Në regji të Fatos Berishes me aktorët: Armond Morina, Ard Islami, Armend Smajli, Maylinda Kosumovic, Naim Berisha, Teuta Krasniqi dhe Ylber Bardhi

Dramaturg: Shpetim Selmani

Kompozitore: Rona Castrioti Berisha

Skenograf: Bekim Korça

Kostumografe: YIlka Brada

Koreograf: Robert Nuha

Asistente regjie: Yllka Lota

Inspicient: Bajram Mehmeti

Mjeshtër Ndriqimi: Mursel Bekteshi & Sherif Sahiti

Realizator skenografie: Ardit Rexhepi

Realizator kostumografie: Shemsi Avdiu

Udhëheqës teknik: Aziz Maloku

Almanart