Shfaqja “The Handke Project” me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Nezirajt, do të jepet premierë më 16 prill në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Shfaqja do të jepet në orën 20:00.
“The Handke Project”, ose drejtësi për marrëzitë e Peter-it, është një projekt teatror ndërkombëtar që ka bërë bashkë një kastë të artistëve nga Kosova, Franca, Italia, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Gjermania, Maqedonia, Shqipëria e Mali i Zi.
Përmes prizmit të laureatit kontravers të çmimit Nobel për letërsi, Peter Handke, një ansambël pan-evropian navigojnë nëpër baraspeshën delikate ndërmjet lirisë së shprehjes dhe përgjegjësisë shoqërore në teatër.
“The Handke Project ka për temë qendrore vendimin kontravers për përcjelljen e nderit të të qenit laureat i çmimit Nobel për letërsi tek shkrimtari austriak Peter Handke, përkundër mbështetjes së tij të mirë-dokumentuar për Sllobodan Millosheviqin, i cili vdiq gjatë gjyqit për krime lufte në Hagë”.
Kjo mbështetje u zgjerua deri në një fjalim të Handkes pranë varrit të Millosheviqit. Në The Handke Project, Qendra merr këtë moment si pikënisje për të eksploruar atë se si çmohet dhe promovohet arti atëherë kur i tejkalon kufijtë e dinjitetit themelor njerëzor, humanizmit dhe etikës.
Në shfaqje luajnë: Arben Bajraktaraj, Ejla Bavçiç, Adrian Morina, Klaus Martini, Verona Koxha, Anja Drlević.