Search
Close this search box.

“Skaj Session” – Muzikë nga Jay-Jay Johanson dhe Gillespie te “Kino Lumbardhi” Prizren

Jay-Jay Johanson dhe Gillespie do të performojnë në Kino Lumbardhi më 16 qershor!

Skaj Session vijon në Kino Lumbardhi me synimin për të eksploruar përmes muzikës, jo vetëm limitet dhe çfarë mund të pranojmë e tolerojmë, por edhe si një udhëtim mes kulturave të ndryshme që ndajnë të njejtën skenë të shkëputur nga limitet gjeografike apo të identitetit mes të cilit shëmbëllehen ndikimet kulturore.

Në Kino Lumbardhi më 16 qershor, muzikantin e njohur Jay Jay Johanson dhe grupin kosovar Gillespie, e të dyja perfomancat premtojnë lundrim në skajet emocionale që mbruhen në lëmin e eksperiencave vetjake dhe kolektive, festave deri në mbrëmje të vona, nevoja për të shquar veten në një grup që kërcen, dëshirën për ta shijuar përplotësisht veten duke qenë pjesë e qenësishme e vendit dhe kohës ku jeton.

Më shumë për artistin Jay Jay Johanson:

Jay Jay Johanson është një muzikant suedez që bën bashkë estetikën e përmbajtur dhe të avashtë të downbeat e trip-hop-it me pulsin metalik të elektro-pop-it që sjell shenjën e tij të përveçme muzikore të tingujve të mbruajtur nën ritmet e një melankolie elektrike. Ai lindi në Trollhattan, Suedi, prej nga e nisi karrierën e tij muzikore me albumin “Whiskey” në vitin 1996 e më pas albumin “Tattoo” në vitin 1998.
Në albumin e tij të tretë të vitit 2000 i titulluar “Poison” paraqet bashkëpunime me kitaristin e Cocteau Twins, Robin Guthrie dhe pati sukses në listat muzikore franceze. Mes shumë albumesh të tjera, tureve botërore dhe bashkëpunimeve të suksesshme në film, muzikë dhe modë, Jay Jay Johanson publikoi albumin e tij të katërmbëdhjetë të titulluar “FETISH”, dhe në qershor vjen në koncertin e tij të parë në Kosovë.

Më shumë për grupin Gillespie:

Gillespie është një bend i njohur underground në Kosovë, i krijuar në vitin 2005. Ata njihen për performancat e tyre live duke gërshetuar tingullin e tyre me një përzierje të zhurmshme psikadelike. Albumi i tyre i parë “Një ditë e zakonshme” përbëhet prej 10 këngësh, prej të cilave veçohen “E di” dhe “Luledielli” që njohën dhe vlerësime në listat muzikore shqiptare dhe ndërkombëtare si dhe në festivale të ndryshme. Bendi gjithashtu ka publikuar EP-në Femme Fatale, që gjeti vlerësim në Shqipëri dhe Kosovë. Puna e tyre në muzikë gjen një ndërthurje të fenomeneve urbane si dhe ndjeshmërive intime të shtruara në këngë të cilat eksperiementojnë nën rrymën e rock’n’rollit dhe indie rock. Albumi i tyre Numëroj në Numëratore i vitit 2010 dhe “Diku, Dikur” i vitit 2017 mbajnë të njëjtën frymë të eternisë, të sintetizimit të observimeve të jetës metropolitane dhe të eksperiencave vetjake që huajzonë prej përjetimeve kolektive. Gillespie luan Kosovë, Shqipëri dhe gjerësisht në Ballkan.

Biletat kushtojnë 5 euro dhe i gjeni në:
Kino Lumbardhi, Prizren
Dit’ e Nat’, Prishtinë
Hana Corner Cafe, Tiranë

Almanart