Soneti i Arshi Pipës kushtuar motrës së tij, Bedi Pipa

Ky sonet i kushtohet motrës së shkrimtarit, e cila vdiq në moshë shumë të re, Bedi Pipa.

Një nga lirikat më të dhimbshme në poezinë shqipe.

Arshi Pipa

Sonte kujtimi…

Sonte kujtimi n’arratít e tija

Tue u-vjedhun prej t’errtave llogore

Ndeshi n’andërr atê qi e thirrun prore

Duket veç rrallë për trishtimet e mija.

Ishte si qe te stina e parë rinore

Kur ja stoliste ballin pafajnija.

E m’thonte: “Çka se vdiqa shpejt? Lumnija

Nuk qe për mue! E lashë nji përmendore!

Jo krejt u-bora ku m’u –sos mënxyra.

Si frymë un endem (a s e ndien?) rreth teje.

Të prîj aty ku t’urdhënon detyra,

të mproj nga çdo rrezik përmes beteje.”

I qeshën syt, i ndriti hir fëtyra…

O motër, vorri yt âsht mbrenda meje!

Almanart