27 shtator, ora 18:00
Vendi: Berk
Politika e Hip-Hop-it (Rasti Shqiptar) nga Mikaela Minga..
Prodhimi popullor do të jetë një nga orientimet e rëndësishme të këtij edicioni të TDW. Në këtë ngjarje shoqërore, ky trajtim vjen si prezencë përmes muzikës, e cila nuk shtjellohet brenda parametrave institucional/monumental, por shpeshherë si zë kundërshtar.
Politika e Hip-Hop-it përfshin idenë se hip-hopi është më shumë sesa thjesht një formë argëtimi – është një medium i fuqishëm përmes të cilit artistët shprehin bindjet e tyre politike dhe angazhohen me çështje sociale. Hip-hopi është përdorur si një platformë për të hedhur dritë mbi pabarazitë sistematike, për të mbrojtur drejtësinë sociale dhe për të sfiduar sistemet shtypëse. Nëpërmjet muzikës së tyre, artistët hip-hop kanë aftësinë të ndikojnë në opinionin publik, të rrisin ndërgjegjësimin dhe të mobilizojnë komunitetet, duke e bërë atë një forcë të rëndësishme në lëvizjet politike dhe sociale. Politika e Hip-Hop-it njeh dhe feston fuqinë transformuese të zhanrit si një mjet për aktivizëm dhe ndryshim shoqëror.
Mikaela Minga. Etnomuzikologe pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit
të Arteve – Qendra e Studimeve Albanologjike; pedagoge e ftuar pranë Universitetit të Arteve për
periudhën 2006–2017. Jep ciklet e leksioneve mbi muzikën dhe filmin (Fakulteti i Artit Skenik) Jazz
dhe Popular Music dhe analizë e formave muzikore(Fakulteti i Muzikës). Ka kryer shkollën e
mesme artistike “Tefta Tashko Koço”, në Korçë (2002), me diplomën “Shkëlqyeshëm” në degën e
pianos. Mbaroi studimet për muzikologji në Fakultetin e Muzikës në Tiranë (2006), me medalje të
artë. Në vijim kreu master të nivelit të dytë në muzikologji, pranë po këtij fakulteti (2006–2007).
Studimet doktorale i ka zhvilluar pranë Universitetit të Milanos, në shkollën doktorale “Storia e
critica dei beni artistici e ambientali” (2010–2013), me një qëndrim në New York (2011–2012), si
visiting scholar në Graduate Center – CUNY, City University of New York.
Mikaela Minga ka dhënë kontributin e vet në fushën e botimeve mbi muzikën, duke filluar nga viti 2006.
Ndër librat e botuar janë: Ku ka muzikë (2006), Luciano Berio dhe Folk Songs (2008), Spanja
Pipa e la canzone urbana di Korça (2015). Ka botuar gjithashtu artikuj në revista shkencore,
si: Kultura Popullore (2015, 2016); Archivio di Etnografia (2016); Ethnologie française (2017)
Aktualisht po punon për një libër të bazuar në disertacionin e saj Kënga Korçare: Kënga dhe kultura muzikore në qytetin e Korçës në shekullin e njëzetë.