Sot në ora 18:00 çelja e librarisë “Valentini” në Rrugën e Kavajës

FTESË! Përshëndetje miq, me 2 nëntor, në orën 18:00, çelet libraria “Valentini” te Rruga e Kavajës, krah Kishës katolike. Libraria është një hapësirë relativisht e bollshme, e hapur ndaj të gjithë autorëve, botuesve dhe lexuesve, të cilët do të jenë gjithmonë të mirëpritur. Përpos larmisë dhe përditësimit me botimet e fundit, ne si punonjës, do të synojmë krijimin e një këndi të titulluar “Të nënpërfaqësuar”, ku do të risjellim çdo javë ato libra apo botime që për ndeshtrasha të panjohura të tregut kanë kaluar pa vëmendjen e merituar. Gjithashtu shpresojmë që përmes këndit “Aktualitet” të informojmë edhe më diskursin publik me sugjerime të përzgjedhura për kontekstin dhe debatin e kohës.

Në këto vite më është krijuar bindja se hallka më në vështirësi e sektorit të librit sot është ajo e librarive; të mbyllura, të pambështetura, nën kapacitete financiare e njerëzore, teksa pjesa kryesore e raporteve të Nielsen Book Scan vijon të identifikojë libraritë fizike si shitësi kryesor, dhe vetë vizibilitetin si arsye parësore në shitjen e librit.

Ndaj do donim shumë të vinit me datë 2 në 18:00, për t’i dhënë pak dashuri kësaj hapësire të re, çka me siguri do t’i duhet si rezervë në ditë të vështira.

📅 Data: 2 Nëntor

⏰ Ora: 18:00

📍 Vendndodhja: Librari “ Valentini”

Almanart