Sot premierë absolute e restaurimit ‘Kthimi i ushtrisë së vdekur’ në Kinema Millennium

‘Kthimi i ushtrisë së vdekur’, sot prmiera e filmit të restauruar nga AQSHF

Projekti i radhës i restaurimit sa i përket filmave të kinematografisë shqiptare të para viteve `90, është “Kthimi i ushtrisë së vdekur”. Filmi, me një kast emrash nga më të shquarit e artit shqiptar, mban firmën e të madhit Anagnosti dhe është prodhim i vitit 1989.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunimin me laboratorin Augustus Color vjen me këtë projekt në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të vendit, si një homazh për njeriun; për ata që luftuan, ata që vuajtën pasojat e luftës dhe për ata që ranë duke mbrojtur kauzat e atdheut.

Premiera e variantit të restauruar të filmit do të mbahet më 25 nëntor 2024, në Kinema Millennium, Tiranë ora 16:30.

Filmi, me skenar e regji të Dhimitër Anagnostit, bazohet mbi romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i Ismail Kadaresë. Kompozitori i filmit është Gjon Simoni, operator Bardhyl Martiniani, piktor Kleo Nini e kostumografi nga Durim Neziri.

Në rolet kryesore interpretojnë aktorët e mirënjohur Bujar Lako, Guljelm Radoja, Roza Anagnosti, Ndriçim Xhepa, Kastriot Ahmetaj, Vasillaq Godo, Raimonda Bulku, Liza Vorfi, Birçe Hasko, Andon Qesari etj.

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.