Sot promovimi i librit ”Shqipëria është Biodiversitet – Llojet e mrekullueshme të Shqipërisë, organizuar nga HBS dhe PPNEA

𝐏𝐫𝐨𝐦𝐨𝐯𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐢𝐭 “𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐁𝐢𝐨𝐝𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭 – 𝐋𝐥𝐨𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐦𝐫𝐞𝐤𝐮𝐥𝐥𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬ë”

Më datë 17 nëntor, ora 18:00, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në promovimin e librit “Shqipëria është Biodiversitet”, një libër i ilustruar, dy gjuhësh (shqip-anglisht), i cili thekson rolin e vendit tonë si një qendër e biodiversitetit evropian. Nëpërmjet ilustrimeve plot ngjyra dhe informacionit të përzgjedhur, libri nxjerr në pah lidhjen e veçantë mes njeriut dhe natyrës, si dhe rolin që jeta e egër luan në mirëqenien tonë.

Prezantimi i librit do të mbahet në praninë e hartuesve të tekstit, ekspertë nga Protection and Preservation of Natural Environment in Albania, përfaqësuesit e Heinrich Böll Stiftung Tirana dhe drejtuesit grafik Kleidi Eski, të cilët do të ndajnë përvojën e fushatës “Shqipëria është Biodiversitet”.

⏰Ju presim më 17 nëntor, ora 18:00.
📍 Panairi i 26-të i Librit

#ShqipëriaështëBiodiversitet është një nismë e përbashkët e Protection and Preservation of Natural Environment in Albania dhe Heinrich Böll Stiftung Tirana për rritjen e ndërgjegjësimit për ruajtjen e llojeve më të veçanta dhe të rrezikuara të jetës së egër të Shqipërisë, si dhe pasurive natyrore të vendit tonë. Ilustrimet u përgatitën nga Kleidi Eski dhe Kadir Özmen.

Almanart