Sot shfaqja e dokumentarit “Varret Pa Emër” Tek Bunkeri

Ftesë për një Aktivitet Ndërgjegjësues: Shfaqja e Dokumentarit “Varret Pa Emër”

📅

 13 Janar 2025

🕧

18:30

📍

 Tek Bunkeri

Ju ftojmë të bashkoheni me ne në shfaqjen e dokumentarit “Varret Pa Emër”, një prodhim i realizuar nga Kujto.al në kuadër të projektit ICMP-AIDSSH. Ky dokumentar sjell një rrëfim të thellë mbi të zhdukurit e periudhës së komunizmit në Shqipëri, duke ndriçuar histori të harruara, dhimbje të pashëruara dhe thirrje për drejtësi.

🎥

 Pjesë e këtij aktiviteti do të jetë edhe skenaristja dhe regjisorja e dokumentarit, Admirina Peçi, e cila do të ndajë me ne sfidat dhe përvojën e saj në realizimin e këtij rrugëtimi emocional.

Dokumentari na çon në një udhëtim nëpër Shqipëri, për të dëgjuar zërat e familjarëve që ende presin të gjejnë të dashurit e tyre. Ai na kujton se historia nuk është thjesht e kaluar, por një thirrje për reflektim dhe përgjegjësi ndaj së sotmes.

🌟

 Ky aktivitet është një mundësi për të mësuar, për të reflektuar dhe për të treguar solidaritetin tonë ndaj familjeve që ende kërkojnë drejtësi dhe paqe.

Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj nisme për ndërgjegjësim dhe kujtesë historike.

📩

 Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar!
Hyrja është e lirë.

Ky projekt realizohet me mbështetjen e ICMP (International Commission on Missing Persons) @theicmp

#TekBunkeri#VarretPaEmer#Kujto#DrejtësiTranzicionale#HistoriPërTëMosUHaruar

Almanart