Search
Close this search box.

“Tears in heaven”: Historia prapa këngës më emocionale të Eric Clapton-it

E lindur nga një tragjedi personale, “Tears In Heaven” mbetet kënga më personale që Eric Clapton-i ka në repertorin e tij

Hiti i Eric Clapton-it i vitit 1992, “Tears In Heaven”, lindi nga rrethana të trishtueshme për këngëtarin.

E njëjta është një vajtim për vdekjen e djalit katërvjeçar të Clapton-it, Conor, i cili vdiq më 20 mars të vitit 1991, kur rrëshqiti aksidentalisht nga dritarja e katit të 53-të të një ndërtese apartamentesh në qytetin e Nju Jorkut.

Clapton, i cili ishte diku tjetër në Nju Jork kur ndodhi tragjedia, i ishte kërkuar ta bënte identifikimin në morgun e spitalit “Lennox Hill”.

Kitaristi me famë botërore dhe e dashura e tij aktore italiane, Lory Del Santo, e dërguan trupin e djalit të tyre në Angli, për t’u varrosur në kishën e qytetit të Clapton-it.

Me rastin e vdekjes së të birit, Princi Charles i kishte dërguar një letër ngushëllimi.

Megjithëse Clapton nuk ishte në gjendje të përqendrohej në muzikë për disa kohë, ai filloi të luante rrotull në një kitarë të vogël spanjolle për të lehtësuar dhimbjen e tij. Teksa mendonte për djalin e tij, melodia e këngës “Many Rivers To Cross” të Jimmy Cliff po qarkullonte në mendjen e tij.

Melodia iu rikthye atij, kur regjisorja amerikane Lili Fini Zanuck i ofroi atij mundësinë për të shkruar një këngë për një film aksion të quajtur “Rush”.

“Më pas, ai filloi të luante ‘Tears in Heaven’… ishte kaq e dhimbshme personale, aq e qartë për djalin që ai kishte humbur, saqë pyesja veten nëse do të funksiononte në film”, tha ajo.

Në atë kohë, Clapton kishte shkruar vetëm një varg fillestar (“A do të më mbante dorën/Nëse do t’a shihja në parajsë?”), dhe ai i kërkoi Will Jennings të shkruante vargje shtesë.

Jennings, i cili kishte frikë se një këngë e tillë do të përshtatej me filmin, ishte një krijues i aftë i vargjeve. Ai tashmë kishte shkruar “My Heart Will Go On”, një kryevepër e luajtur në filmin “Titanic”, kënduar nga Celine Dion. Ai përfundimisht pranoi të përfundonte këngën, shkruan “DIG.

I lëshuar si single më 8 janar 1992, një javë përpara publikimit të kolonës zanore të “Rush” , “Tears in Heaven” shkoi në numrin 2 në “Billboard Hot 100”. Deri në fund të atij viti, ai kishte shitur më shumë se tre milionë kopje, vetëm në SHBA.

“Tears in Heaven” mbetet kënga më personale në repertorin e Clapton-it.

Almanart