Search
Close this search box.

Teatër, festivale filmash, koncerte, jeta e natës, takime e biseda – Java në vijim me “Almanart”

Tirana

Teatri do të jetë kryefjala e javës. Teatri “Karnavalet e Korçës” do të vijë në Tiranë përgjatë datave 15-22 shtator pranë Teatrit Kombëtar. Në datat 19-22 shtator do të jepet premiera e shfaqjes “Unë, Fojërbahu” me regji të Stefan Çapaliku pranë Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Në kuadër të Festivalit të Teatrit për të rinj “Hapat” më 19-22 shtator do të jepet shfaqja “Hanë Gjaku” mbi veprën e Ernest Koliqit pranë Teatrit të Metropolit. Gjithashtu pranë Amfiteatrit të Liqenit, do të rivendoset shfaqja “Hap pas Hapi” me aktoret Luiza Xhuvani, Rozi Kostani dhe Anila Bisha në datat 19-22 shtator. Gjithashtu do të mbahet shfaqja “Nuk do të gënjejmë” me Ema Andrean dhe Artan Imami pranë Pazarit të Ri më 21 shtator 2024.

“Human Rights Film Festival” çel siparin me 16 shtator pranë Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi” me filma që kanë në fokus të drejtat e njeriut nga shtete të ndryshme deri më 21 shtator, ku vlen të përmenden dhënia e disa filmave si “Io, Capitano” nga Italia etj. Filmat do të jepen në disa vendndodhje si Akademia e Sigurisë, COD Kryeministri, Kinemaja “Maks Velo” etj. Gjithashtu është hapur dhe thirrja për aplikime për “Festivalin 48 orë” për të rinj të apasionuar për prodhimin e filmave të ndryshëm.

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka nisur sezonin artistik, ku më 18 shtator do të mbahet koncerti “Kur këndojnë bylbylat” nga Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve me këngë si Turtullesha,” “Pranvera filloi me ardhë,” “Çikë, o mori çikë,” etj. Gjithashtu nis Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit në Tiranë më 20-21 shtator, me veprën “Liqenit të Mjellmave” nën drejtimin e koreografit Angelin Preljocaj, pranë TKOB.

Ekspozitat që janë të hapura në Tiranë, janë: ekspozita ““Tirana 1+1” & “CityX- Un” pranë Galerisë së Artit Tiranë, “World Press Photo” pranë Sheshit “Skënderbej” Tiranë, “Eksperiment i vazhdueshëm” nga Genc Kadriu pranë “Parking Art Gallery”, “As we move deeper in time: Persistent landscape” pranë Galerisë “Zeta”, “Nëpër gjurmët e Tasos” pranë “COD Kryeministri”, “Poezia pamore mbi fotografinë sociale” pranë Piramidës, “Fokus Award 15”  pranë Galerisë “FAB”.

Në kuadër të Javëve Kulturore ndërkombëtare do të ketë disa aktivitete si  Performanca “BED – In Memory of Derek Jarman” pranë Galerisë “Naan”, “Rebels x Species Tirana” te Sheshi “Skënderbej” apo dhe EA Festival.

Jeta e natës do të jetë prezente me koncerte si “The Hypnotic Eco III” pranë Sheshit “Skënderbej” apo dhe në lokale. bare, club me muzikë live apo DJ të ndryshëm.

Korçë. në datën 16 shtator do të jepet shfaqja “Masterclass – Maria Callas” me Eva Alikaj në Teatrin “A.Z.Çajupi”. Gjithashtu do të mbahet dhe “Korça Fiilm Festival” përgjatë datave 17-21 shtator.

Shkodër, vijojnë të jenë të hapura ekspozitat “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno”  pranë Muzeut të Fotografisë “Marubi” dhe “Të ndjesh pamjen” nga Besim Tula pranë “Galerisë së Arteve Shkodër”. Më datë 20 shtator do të mbahet takimi “Marubi si shkrimtar” me studiuesin Ardian Ndreca pranë Muzeut “Marubi”. Nga ana tjetër, vijon të mbahet “Art House School” pranë “Shkodra Art House”.

Këto janë disa nga sugjerimet tona për ju, si ndjekësit tanë besnikë. Për më shumë informacione, na klikoni te https://almanart.al/.

Almanart