Tirana rezervon aktivitete të ndryshme duke nisur me shfaqjet e teatrit si Koncerti” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” apo dhe 𝕂𝕣𝕚𝕞𝕚 ë𝕤𝕙𝕥ë 𝕧𝕖𝕥ë𝕞 𝕚 𝕚𝕞𝕚. Vijon dhe teatri për fëmijë Smërfët dhe Gargamela” te Liceu Artistik “Jordan Misja” gjatë fundjavës. Sa i përket filmave, Queer Film Marathon Tirana 2024 vijon të shfaqë filma në vendndodhje si Qendra e Artit “Agimi”, “Destil Creative Hub”, “Tulla Culture Center” deri më 17 tetor. Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave do të shfaqet
Filmi “Malet me blerim mbuluar” më 8 tetor. Në kuadër të Javës Kulturore Japoneze, pranë kinemasë “Maks Velo” Laprakë do të mbahet “Japanese Film Festival”. Gjithashtu do të mbahet Festivali i Filmit të Shkurtër “Gjurmë Njerëzore” pranë “Tek Bunkeri” më 9 tetor.
“International Dance Festival Tirana” do të ketë 2 premiera “En Lule” nga Thomas Lebrun pranë Teatrit Kombëtar dhe “Unfolding” & “Promise” te Teatri i Operas dhe Baletit. Mbrëmje muzikore me muzikën e Beethoven dhe Schubert do të mbahet përgjatë Javës Kulturore Gjermane. “Muzikë për të gjithë”, ORKESTRA SIMFONIKE RTSH në TETORIN ROZË do të jenë disa nga koncertet e muzikës klasike.
Ekspozitat që do të hapen përgjatë kësaj jave, janë “Viti zero” nga Gazmend Leka pranë Galerisë “FAB”, “Tipping Point” pranë Galerisë 70 dhe Galerisë “Kalo”, “Përbrenda” nga Kristian Zara pranë Galerisë së Artit Tiranë.
Gjithashtu do të ketë shumë takime letrare në kuadër të Tetorit të Librit në Tiranë apo dhe në qytete si Bulqiza, Pogradeci, Fier, Elbasan, si dhe do të mbahet “Festivali Ndërkombëtar për të rinj – Tirana Gate 2024” përgjatë datave 9-11 tetor pranë Liceut Artistik “Jordan Misja”.
Në Durrës do të mbahet Prelud simfonik dhe “Messa di Gloria” nga Giacomo Puccini pranë Teatrit “A.Moisiu”. Gjithashtu vijon të mbahet “E ardhmja hibride – Durrës Biennale”.
Në Elbasan vijon Festivali i Teatrit “Skampa 2024” me shfaqje teatri nga trupa të ndryshme vendase e ndërkombëtare deri më 10 tetor.
Në Shkodër vijon të shfaqen filmat në festivalin“Idromeno Independent Film Festival 2024” apo ekspozita “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno” te Muzeu “Marubi”. Gjithashtu më 9 tetor, do të mbahet ekspozita “Një në tetë” nga Rezart Gurashi te “Galeria e Arteve Figurative”.
Në Fier “Muzak Fest” do të mbahet më 8 tetor në zonën e Apollonisë. Në Vlorë do të mbahet Koncerti nga “Kori i Karditsas”.
Në Berat do të hapet ekspozita “Mangalemi” nga Pashk Përvathi pranë Galerisë “Edward Lear” si dhe do të mbahet Klubi i Librit “Berat” – Takim me autorin Dëfrim Çeka.
Gjithashtu do të ketë stand-up comedy apo aktivitete të jetës së natës në lokale, bare, club kudo në Shqipëri. Për këto dhe më shumë na ndiqni vetëm me “Almanart”.