Teatri “Migjeni” shpallet fitues nga MESS Festival. Ky ishte edicioni i 64-t i këtij festivali që zhvillohet në Sarajevë dhe që renditet në festivalet e kategorisë A.
Çmimi i medias “Oslobodenje” iu dha shfaqjes “Vizita” të teatrit “Migjeni”, me regjisor Davide Iodice. Kjo ishte hera e parë që Shqipëria mori pjesë në festivalin MESS.
“Ky është moment historik për të gjithë ne”, shkroi teatri “Migjeni” në faqen e tij online.
Kjo shfaqje ishte premierë absolute një vit më parë, në teatrin “Migjeni” të Shkodrës dhe më vonë në ArTurbina në Tiranë.
Shfaqja “Vizita” e mbështetur në kryeveprën e H.G. Wells “Vizita e mrekullueshme” dhe u vu në skenë nga Davide Iodice, një nga regjisorët më të suksesshëm të teatrit bashkëkohor.
Vepra është përkthyer në shqip nga Zija Vukaj. “Vizita” është një bashkëprodhim i teatrit të Sardenjës dhe teatrit “Migjeni”, me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.