‼️ Ruajeni datën ‼️
“NUK PAGUAJMË, NUK NA E MBAN XHEPI”
Komedi nga Dario Fo vjen në Lezhë pranë QKF, në 24 Qershor!
Është një shfaqe teatrore komike italiane që kritikon realitetin shoqëror dhe politik.
Shfaqja ndjek historinë e dy grave, Antonia dhe Margherita, që refuzojnë të paguajnë për mallrat që blejnë për shkak të padrejtësisë ekonomike.
Ata organizojnë fushatën e tyre kundër sistemit, duke vjedhur në supermarket dhe duke refuzuar të paguajnë për produkte. Shfaqja përshkruan sfidat dhe vuajtjet e të varfërve në një sistem që i shtyp ata. Me humorin e tij sarkastik dhe ironik, Dario Fo kritikon kapitalizmin dhe dhunën e sistemit ndaj shtresave të poshtëruara të shoqërisë. Kjo shfaqje, e shkruar në vitin 1974, vazhdon të jetë aktuale edhe sot, duke na inkurajuar të reflektojmë mbi pabarazinë dhe të sfidojmë sistemet e padrejta.
“Nuk paguajmë! Nuk na e mban xhepi.” tregon se resistenca dhe solidariteti mund të jenë mjetet e fuqishme për të ndryshuar realitetin.
Kjo shfaqje vjen në Shqipëri, me regji të @anilaballa dhe me aktrimin e aktorëve te rinj profesionistë:
🎭 @ermelaruri , @anilaballa , @julian.hurdha , @anxheloshkreli , @fatjonbibaa .
Kjo shfaqje u prodhua nga Tek Bunkeri dhe vjen në Lezhë, me mbështetje të @hbs_tirana .
⏳ 24 QERSHOR
🕢 18:00
🎫 HYRJA FALAS
📍 Qendra Kulturore e Fëmijëve “Gjergj Lacaj” Lezhë