“Tirana European Youth Film Festival” 9 filma në programin zyrtar në datat 1-5 shtator në qendrën Agimi dhe tek Piramida

Vepra të para të regjisorëve shqiptarë, si dhe nga shtete të tjera janë pjesë e “Tirana European Youth Film Festival”. Një festival që do të zhvillohet për herë të parë në vendin tonë, ku për pjesëmarrjen në të ka pasur 300 aplikime. Kjo bëhet me dije nga organizatorët e këtij festivali që shprehen gjithashtu se janë përzgjedhur 9 filma për festivalin që do të jetë muajin që vjen. “Tashmë jemi në fazën finale, ku nga 300 aplikime filmash, bashkë me stafin kemi përzgjedhur 9 filma për programin zyrtar, vepra të para të regjisorëve nga: Shqipëria, Italia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Franca, Finlanda, Polonia dhe Spanja”, thuhet rreth “Tirana European Youth Film Festival”.  Ideja për festivalin lindi një vit më parë gjatë kohës kur Tirana u shpall “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Sipas organizatorëve, dëshira ishte të dedikohej një festival për veprat e para të regjisorëve të rinj nga vendi dhe Europa. “Projekti gjeti mbështetjen nga Kongresi Rinor dhe Bashkia e Tiranës në kuadër të programit: Tirana European Youth Capital 2022”, bëhet me dije rreth festivalit. Sipas stafit organizator, “Tirana European Youth Film Festival” (TEYFF) është një sipërmarrje jofitimprurëse, misioni i së cilës është të hapë një dritare të re të kinemasë evropiane në Tiranë dhe të promovojë vizionet dhe aftësitë e regjisorëve të rinj. “Objektivat kryesore të këtij festivali përfshijnë promovimin e regjisorëve të rinj tek audiencat e reja, gjithnjë e më të gjerë si një mjet fuqishëm që frymëzon krijimtarinë dhe sjell Evropën brenda Shqipërisë. Nën moton e edicionit të parë është: çdo kineast e mban mend herën e parë…në Tiranë, jemi të sigurt se festivali do të mbahet mend gjatë jo vetëm për programin që sjell, por dhe energjinë dhe njerëzit që janë në këtë festival”, shprehen organizatorët. Deri tani është konfirmuar një pjesë e jurisë me personalitete të huaja dhe shqiptare. Ndërkohë që një i ftuar special, i cili e priti me dëshirë ftesën është dhe regjisori i njohur Abel Ferrara, i cili do të mbaj dhe një Q&A me datë 5 shtator.

Tematika e filmave

Në festival ka filma që trajtojnë temë e familjes dhe sfidat që ajo po kalon në ditët tona, tema “Coming of age” ku tregojnë se si familja ndikon në rritjen e një adoleshenti në moshë madhore, nuk mungon dhe komedia e zezë tipike e Ballkanit, por dhe histori dashurie. Në këtë program filmash sipas stafit, hasim dhe sfidat e kohës se çfarë mund të has njerëzimi nga mungesa e energjisë dhe ndryshimet e klimës. “Diversiteti ka qenë i rëndësishëm për ne, në program janë filma të trilluar (fiction) dhe 1 dokumentar kreative”, thuhet për programin. Një pjesë e rëndësishme e festivalit janë dhe organizimi i masterclaseve për filmin si dhe festat jo vetëm në qendër të Tiranës, por dhe në rrethinat duke promovuar kështu dhe qytetin si një shesh xhirim i mundshëm për veprat e radhës, që do të kenë regjisorët e ftuar. Festivali shfaqjet zyrtare do ti ketë në qendrën e artit “Agimi” pasi janë partnerë të festivalit, ku Agjencia e Industrisë Kreative e Tiranës i hapi dyert, por projeksion të filmave do të ketë dhe tek Piramida e Tiranës. Hyrja për filmat do të jetë e lirë pa pagesë në festivalin që do të zhvillohet nga data 1 deri më 5 shtator./sot/

Programi i plotë:

Almanart