Tre tenorët për “Nënë Terezën”, koncert në katedralen e Kishës Ortodokse

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe” .

Kjo thënie e “Nënë  Terezës” do të shoqëroj edhe mbrëmjen e veçantë që do të organizohet në Tiranë në 20 vjetorin e  lumturimit të “Nënë Terezës”.

Në eventin  “Tre tenorët për Nënë Terezën”  do të performojnë artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë,  si tenorët Armaldo Kllogjeri nga Shqipëria, Granit Musliu, nga Kosova e Ismet Vejseli nga Maqedoni e Veriut. E ftuar speciale do të jetë soprano Catherine Wethington nga SHBA-ja.

Për herë të parë, jashë Vatikanit do të interpretohet Himni për Nënë Terezën, kompozuar nga Genc Tukiçi me motive te Lorenc Antonit.

Në këtë mbrëmje speciale do të jetë në Tiranë dhe ideatorja e ketij Himni, producente Dajena Toska

Ky koncert do të dirigjohet nga mjeshtri Bujar Llapaj i ardhur enkas nga Kanadaja në drejtimin e Orkestrës Filharmonike Tre Tenorët “Ibrahim Madhi”.

Githashtu, pjesë e koncertit do të jenë edhe: Gëzim Rudi, aktor, Ardita Bufaj, piano dhe Kori i të Rinjve të Tiranës, me dirigjent Bujar Alliu.

Koncerti do të mbahet në Qendrën Kulturore të Katedrales së Kishës Ortodokse të Tiranës, të enjten, 19 tetor 2023, ora 19:00.

Almanart