Një vizatim me karbon, ku portretizohen katër nudo, u mbajt në një papafingo të vjetër dhe gati jo funksionale në Toskanë, Itali.
Dhe megjithëse bëhej fjalë për një vizatim me teknikë të mirë, të mirëruajtur, ai iu shit vetëm për 2 euro Antonios, një “gjuetar i gjërave të vjetra”, frekuentues i tregjeve lokale toskane.
Ky vizatim ndoshta vlen një pasuri. Në fakt, askush nuk e kishte vënë re një nënshkrim, ose më mirë askush nuk e kishte deshifruar më parë. Këtë e ka bërë Stefano Fortunati, ekspert kaligrafist mjeko-ligjor, kryetar i Shoqatës së ekspertëve të kaligrafëve certifikues, një nga profesionistët më të vlerësuar italianë dhe ndërkombëtarë.
Rezultati ishte befasues, bëhej fjalë për nënshkrimin e piktorit të njohur Henri Mattisse. “Nënshkrimi është i Henri Matisse, nuk ka dyshim”, deklaroi Fortunato pas analizave të kujdesshme.
Kësisoj, vizatimi i blerë për 2 euro mund të jetë origjinal dhe me vlerë të paktën 200 mijë euro.