‘Vajza shqiptare’, një pikturë e Jan Frederik Pieter Portielje

Piktura “Vajzë shqiptare” (77.5 x 63.5 cm) e piktorit të shquar holandez Jan Frederik Pieter Portielje, realizuar në vitin 1870, ndoshta është nga më interesantet e galerisë së punëve të piktorit.

Pesha meditative e modeles dëshifrohet qartë në prarim i tendosur të gjendjes. Impresionuese mbeten gjithashtu ngjyrat e ndezura, karakteristike për punët e piktorit, në të njëjtën kohë evidentim i elementeve të veshjes së gruas shqiptare, gruas së stolisur, gruas që dëshmon saora pragun e një solemniteti, sepse e tillë është gjithçka që tipizon kuadrin.

Jan Frederik Pieter Portielje ka lindur në vitin 1829 dhe ka vdekur në vitin 1895.

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.