Search
Close this search box.

Variety/ Drama e thellë te “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”

Realizimi i bukur i filmit me të cilin Shqipëria kandidoi – por mbeti jashtë listës – për nominim për “Oscar” është frymëzuar nga historia e vërtetë e vëllezërve binjakë të shurdhër që përballen me një diagnozë shkatërruese

Në një apartament të këndshëm në Tiranë, të larë në dritën e zbehtë të mëngjesit, një i ri i pashëm përgatit mëngjesin në mjerim. Me kalimin e kohës, i bashkohet vëllai i tij – të dy janë binjakë identikë – dhe e dashura e vëllait të tij, e cila ndez radion dhe vallëzon përpara se të ulen rreth tryezës. Rutina delikate, por e dhembshme emocionalisht e mëngjesit, e hapur mjeshtërisht nga regjisori shqiptar Gentian Koçi në “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, është pjesë përbërëse e jetës që do të ishte e pakuptimtë, ku përveçse është pa fjalë, edhe vallëzimi është përfundimisht i sikletshëm. Dhe pastaj gruaja niset për punë, një filxhan me kafe përplaset në dysheme dhe asnjëri nga vëllezërit nuk reagon as edhe me ironinë në sytë e tyre.

Agimi dhe Gëzimi (aktorët portugezë Rafael dhe Edgar Morais me performancat e bukura dhe sinergjike), vëllezër që drejtojnë një biznes të përpunimit të drurit, kanë qenë të shurdhër që nga lindja. Si rezultat, lidhja e ngushtë që mund të presim të ekzistojë midis binjakëve identikë është akoma më e afërt; me të tjerët, ata komunikojnë nëpërmjet shenjave dhe lexime buzësh, por mes tyre ka evoluar një gjuhë private, e cila ka të bëjë më shumë me shkëmbimin e prekjeve dhe shikimit sesa fjalëve.

Ndërvarësia e përbashkët e tyre e padiskutueshme i ka mbijetuar edhe ardhjes së një të treti në skenë: e dashura e Gëzimit, Ana (një Dritë Kabashi e mrekullueshme) e cila në një film tjetër do të ishte burim konflikti dhe xhelozie, është bërë pjesë e pandashme e jetës së tyre, në njëfarë mase për shkak të pranimit të përparësisë së marrëdhënies vëllazërore mes të dyve.

Drama që ekziston në skenarin e ndjeshëm të Koçit, për një kohë vjen duke parë Gëzimin dhe Agimin duke manovruar për mrekulli gjatë ditëve që, pavarësisht nga paaftësia e tyre, janë të plotësuar dhe të zënë, qoftë me punë mes tornove dhe sharrave, qoftë gjatë lojërave me letra me miq në baret e tymosura gjatë ndejave me birra, apo në një udhëtim të shkurtër në vendlindje, ku pleqtë ngrenë dolli për “djemtë e fshatit” me raki dhe përqafime ariu. Por kjo harmoni prishet kur Agimi fillon të përjetojë simptoma të dëmtimit të shikimit. Për aq kohë sa mundet, ai e fsheh panikun e tij nga i vëllai dhe Ana. Shikimi i tij degjenerohet më tej dhe të tre vizitojnë mjekun i cili zbulon prognozën trishtuese: Agimi do të verbohet në mënyrë të pakthyeshme brenda kohës prej vetëm tre muajsh. Shumë shpejt fillon të ketë nevojë për ndihmën e Gëzimit dhe Anës madje edhe për gjërat bazike, si të rruhet a të vishet e të shkojë në tualet.

Dëshpërimi i Agimit për pafuqinë e tij në rritje përkeqësohet nga pesha e sekretit shtesë që po fsheh Gëzimit. Ndërkohë, tmerri i Gëzimit nga depresioni i përshkallëzuar i vëllait të tij shtohet nga ajo se ndoshta për herë të parë, ai dhe Agimi nuk janë më të sinkronizuar emocionalisht. Fakti se Koçi, në rubrikën e tij të dytë të narrativës pas “Daybreak” të 2017-s, i komunikon të gjitha këto kaq qartë pa u futur në sentimentalizëm të plotë, është një dëshmi e frenimit të stilit të tij. Kompozimi kinematografik i Ilias Adamis-it pa tërhequr vëmendje dhe redaktimi me ritme të qeta dhe të gjata nga Myrto Karra, e lejojnë historinë të mbledhë fuqi nga momentet dhe ndërveprimet që vijnë po aq natyrshëm sa frymëmarrja. Agimi frustrohet teksa përpiqet të mësojë shkrimin brail. Gëzimi shikon Anën tek zhvishet në dhomën e tyre të gjumit. Ajo e ngushëllon Agimin pas një shpërthimi jo karakteristik në festën e ditëlindjes së saj – një skenë e vogël por pafundësisht e dhimbshme ku mund të nisin t’u rrjedhin lotët. Ka gjasa të mos ndalojnë.

Në përgjithësi, prezantimi i rezervuar lejon që performancat të lulëzojnë dhe të tre aktorët kryesorë janë të jashtëzakonshëm. Rolet dytësore të cilat janë portretizuar me zgjuarsi dhe bujari, janë të çuditshëm dhe me karakter, përkundër asaj se ky është lloji i filmit dhe nuk ka asnjë rol të keq, thjesht, njerëz të mirë që përpiqen të japin më të mirën për tjetrin, edhe kur fati mund t’u përballet me raste të padrejta shokuese. Sidoqoftë, është kimia e veçantë mes vëllezërve Morais (të cilët nuk janë të shurdhër dhe mësuan gjuhën e shenjave në shqip për rolet e tyre) që vërtet e lartësojnë filmin. Ngjashmëria e mrekullueshme e tyre fizike zbardhon disi ndryshimin më të vogël të humorit ose humbjen më të vogël të fazës ndërmjet tyre në një ngjarje tektonike. Të kesh qasje të shkurtër, por intensivisht intime në botën e përbashkët të binjakëve është ajo që e bën gjetje të rrallë filmin “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, që në skenën e fundit i jep kuptim shkatërrues titullit të çuditshëm. Ai eksploron tragjedinë e jetës reale që në përshkrim të filmit emocional, dashuria pa kushte e lidhja vëllazërore, ngre zemrat dhe i thyen ato butësisht. Marrë nga “Variety”. Përktheu: Besartë Elshani/koha.net

Almanart