Search
Close this search box.

Vepra e ndaluar e Shirin Neshatit: Heshtja rebele

Nga: Katy Hessel / The Guardian

E veshur me çador dhe duke mbajtur tytën e armës përballë fytyrës, një grua na shikon. Është sfiduese, e përcaktuar, militante, e guximshme. Titulli i veprës, “Heshtja rebele”, ngjall ndjesinë e saj të qetë për fuqinë. Vështrimi i saj i palëkundur sugjeron bindje dhe besim. Në fytyrën e saj, me farsin e shkruar me dorë, është një poezi që përqendrohet te feminizmi që ka të bëjë me ligjin që hyri në fuqi gjatë revolucionit iranian të vitit 1979, që edhe sot kërkon që të gjitha gratë iraniane të mbajnë mbulesa në publik. “Teksti i shkruar është zëri i fotografisë”, tha artistja Shirin Neshat. “Kjo e thyen heshtjen e gruas së qetë”.

Pasi jetoi në ekzil – për 11 vjet larg Iranit, e ndarë nga familja – në vitin 1990 Neshat u kthye në vendin e saj lindjes. U largua si adoleshente, kur po hidheshin themelet e revolucionit islamik, dhe vazhdoi studimet në ShBA. Pas kthimit, vendi i saj ishte i transformuar.

E interesuar për t’u përfshirë në historitë e grave që jetuan dhe i dhanë formë revolucionit, si dhe për t’u lidhur kulturalisht dhe emocionalisht me trashëgiminë e saj, Neshat iu drejtua fotoaparatit. Duke kryer intervista, duke lexuar dhe duke folur me miqtë, i mblodhi gjetjet e saj në një fjalor vizual që rezultoi në dy seri të fuqishme fotografike: “Heqja e mbulesës” (1993-4) dhe “Gratë e Allahut” (1993-7).

Neshat u përqendrua në një grup të grave fetare, të cilat, në prag të revolucionit u bënë “vullnetarisht militante”. Imazhet e saj hapën dialogun për rolin e gruas dhe trupat e tyre, në refuzimin e imperializmit perëndimor dhe në idenë e martirizimit. Rezultatet janë të mbushura me simbole kontradiktore: me dhunë dhe feminitet, pushtet dhe nënshtrim, fe dhe politikë, dashuri dhe vdekje. “Gratë e Allahut”, tha Neshat, “pyeten se si gratë e tilla qëndronin në atë kryqëzim të dashurisë, të besimit, të devocionit – e të njëjtën kohë të mizorisë, të dhunës dhe në fund të fundit të vdekjes”.

Duke qëndruar guximshëm në solidaritet me Aminin, gratë anembanë Iranit – dhe botës – kanë prerë flokët, kanë hequr shamitë, kanë djegur hixhabet dhe kanë organizuar demonstrata. Teksa qeveria iraniane e ka mbyllur qasjen në internet, videot që qarkullojnë në mediat sociale kanë dokumentuar një nga revolucionet më domethënëse që ka ndodhur për gratë në kohët moderne. Këto video zbulojnë gjithashtu dhunën, panikun dhe frikën e tmerrshme që u është shkaktuar protestueseve.

Heroizmi është i mahnitshëm. Një protestuese, duke folur pa emër në CNN, deklaroi: “Nuk jemi të frikësuara. Jemi të indinjuara. Njerëzit mendojnë se jemi brezi i mëparshëm – se nëse ata e bëjnë këtë, ne thjesht do të ndalemi. Nuk do të ndalemi. Për ne është rrugë me një drejtim. Ata do të marrin edhe më shumë njerëz në paraburgim, do t’i torturojnë, përdhunojnë. Ky nuk është fundi.”

Derisa seria e Neshatit i ka rrënjët te gratë e lidhura me revolucionin e vitit 1979, vështrimi i tyre evokon vendosmërinë e sotme të protestueseve. Fakti se vepra është ndaluar nga Irani, nxjerr në pah konservatorizmin e vendit. “Menjëherë pasi bëra serianë ‘Gratë e Allahut’”, tha Neshat, “u bë shumë e diskutueshme. Qeveria e pa si kritike dhe e sulmoi si antirevolucion. Më këshilluan të mos kthehesha”.

Farsi i shkruar me dorë, në fytyrën e gruas në “Heshtjen rebele”, është poema e Tahereh Saffarzadehit, “Besnikëria me vigjilencën”. Kombinuar me fotot e saj të fuqishme, teksti flet për trimërinë e grave në revolucionin e vitit 1979, po aq sa edhe për ato që protestojnë sot: “O martire / mbaji duart e mia / Me duart tua / Prerë nga mjetet tokësore / Mbaji duart e mia, / Jam poetja jote. / Me trup të dëmtuar. / Kam ardhur të jem me ty / dhe, në ditën e premtuar, / do të çohemi përsëri”.

Almanart