“Vera andrron detin” do të shfaqet edhe në New York

Filmi i njohur shqiptar me regji të Kaltrina Krasniqit, “Vera andrron detin”, do të shfaqet në kinematë e New York-ut.

Filmi do të shfaqet më 5 mars në kuadër të festivalit ‘Athena Film Festival’.

Ky është edicioni i 13-të i festivalit.

Filmi “Vera andrron detin” është bashkëprodhim Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

‘Vera andrron detin”

Ky film ka si personazh kryesor Verën, përditshmëria e qetë e së cilës, çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hap rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat.

Almanart