Shfaqja “Babai dhe babai” një nga shfaqjet që të vendos në lëkurën dhe në shpirtin e familjarëve të personave të zhdukur që jetojnë me këtë ndjenjë.
“Babai dhe Babai” në Teatrin Metropol Zhytuni në jetën e Dinit që jeton me gruan e vet, Sarën dhe vajzën e tyre Lolën. Pavarësisht një jetese që duket e njëtrajtshme, tensionet dhe një palumturi e fshehtë qëndrojnë nën sipërfaqe të jetës së tyre të përditshme. Dini, me problemet e tij shëndetësore dhe papunësinë, është i mbështetur nga Sara, e cila punon pa pushim për të mbajtur familjen. Megjithatë, pas furtunave të jetës qëndron një histori tronditëse dhe një plagë e pashëruar që ka lënë gjurmë të thella te personazhet. Kjo është një dramë që na sjell përballë me realitetet e hidhura të jetës, vetminë dhe mërzinë, por edhe me dashurinë dhe lidhjen mes njerëzve, edhe kur ata janë të plagosur.
Është një reflektim për ata që duam t’i mbajmë afër, pavarësisht sfidave. “Babai dhe Babai” nga Jeton Neziraj, regjia nga Kushtrim Koliqit. Aktorët: Ilire Vinca, Bujar Ahmeti dhe Kosovare Krasniqi.