Festivali “MetroSound” u zhvillua këtë vit në katër mbrëmje për publikun dhe solli në skenë artistë të njohur. Teatri Metropol në Tiranë prezantoi këtë sezon projektin e ri artistik, festivalin “MetroSound” edicioni i pestë, i cili solli për publikun muzikën më të mirë të viteve 90’. “MetroSound” edicioni i pestë u zhvillua këtë vit në teatrin Metropol në datat 8, 9 dhe 15, 16 qershor. Më 9 qershor interpretoi dhe artisti mjaft i dashur për shqiptarët, Petrit Çarkaxhiu.
Almanart sjell një përmbledhje të repertorit të tij kënduar në skenën e Teatrit të Metropolit.