Search
Close this search box.

VIDEO/ Nga Frida Kahlo tek Jackson Pollock: 7 filma që tregojnë jetën e gjenive të artit

Këto portrete bindëse të artistëve gjeni janë të nevojshme për të gjithë artdashësit dhe të apasionuarit e kinematografisë në përgjithësi.
Si me çdo artist të madh, është e pamunudur të kuptosh veprën e tij pa ditur botën ku banonte. Në rastin e Basquait (psh), ishte skena artistike e Neë York-ut të viteve 80’ të risjllur me mjeshtëri nga Julian Schnabel në filmin e tij të vitit 1996, “Basquait”. Në rastin më të keq, këto filma biografikë përmbledhin jetën e këtyre talenteve në një kohë të shkurtër dhe mekanike, por në më të mirën e tyre mund t’ju falin një tjetër pikpamje për botën, individin, të mendimeve dhe punëve të tyre gjeniale duke ju mbushur plot me kënaqësi shpirtërore. Më poshtë po listojmë 7 filma të bazuara në jetën e shtatë artistëve të mëdhenj (edhe pse filma të tillë ka shumë):

1. Basquiat (1996)

Artisti Julian Schnabel ishte veçanërisht i duhuri për të treguar historinë e Basquiat në film: jo vetëm që ai ishte pjesë e skenës së Nju Jorkut të viteve 80’, por gjithashtu ishte edhe një mik i piktorit, i cili vdiq nga një mbidozë e heroinës tetë vjet para realizimit të filmit. Basquiat ishte një sukses i jashtëzakonshëm për regjisorin, pas ëndërruesit të urtë, të luajtur nga Jeffrey Ëright, për ngjitjen e tij të shpejtë nga artisti i graffiteve dhe i pastrehë në piktorin e famshëm në vitet 1980 në Manhattan. Kjo është një vepër poetike që flet për vetë-shkatërrimin e artistit me një kast aktorësh si David Bowie në rolin e mikut të tij të ngushtë, Andy Warhol dhe Courtney Love si Madonna, pa lënë pas Dennis Hopper si koleksionisit i famshëm i artit, Bruno Bischofberger. Çfarë mund të kërkoni më shumë?

2. Séraphine (2009)

Kjo dramë nga regjisori francez Martin Provost, duke shfaqur aktoren belge Yolande Moreau në rolin kryesor, vë në pah një përrallë të trishtuar, por bindëse të piktores së njohur Séraphine de Senlis (1864-1942), një pastore dhe pastruese, ku lidhja shpirtërore që kishte me natyrën e “detyron” atë të pikturojë. Frymëzuar nga arti fetar, ajo kërkon materialet nga kudo dhe ngado, nga gjaku i kafshëve, tek vaji i qirinjve, për të krijuar tablo me ngjyra intensive. Talenti i saj u zbulua rastësisht nga kritiku i artit gjerman, Ëilhelm Uhde (Ulrich Tukur) në vitin 1914 gjatë një qëndrimi në qytetin e vogël francez.

3. Pollock (2000)

Ed Harris është regjisori, producenti dhe aktori kryesor në këtë portret të pionierit të artit abstrakt dhe ekspersionistt, Jackson Pollock, të vitit 2000. Harris gjithashtu fjeti në krevatin e Pollock, tymosi cigarette e tij të preferuara dhe kaloi gjashtë vjet duke mësuar të pikturojë në mënyrën e tij. Dhe për fat të mirë e gjithë kjo la një shenjë të mirë.

4. Tom of Finland (2017)

Filmi më i fundit nga regjisori finlandez Dome Karukoski, “Tomi i Finlandës” tregon udhëtimin e karikaturistit erotik Touko Laaksonen nga ushtari i shtypur në ikonën e artit homoseksual. Laaksonen, i luajtur nga Pekka Strang, kthehet nga lufta si një oficer i dekoruar dhe merr një pozicion pune në një agjenci në Helsinki, duke jetuar fshehtas fantazitë e tij hoseksuale të burrave me uniformë përmes skicave mbresëlënëse.

5. Frida (2002)

Salma Hayek portretizon Frida Kahlo në filmin e Julie Taymor të piktores meksikane të apasionuar, e cila na prezanton me momentet kulminante të jetës së saj të jashtëzakonshme dhe të dhimbshme.

6. Camille Claudel 1915 (2014)

Një film i ashpër, por i dobishëm nga regjisori francez Bruno Dumont, Camille Claudel 1915 tregon historinë e skulptores së shkëlqyer franceze, një dashnore e dikurshme dhe mbështetëse e skulptorit Auguste Rodin. Juliette Binoche është e mrekullueshme në rolin artistes, duke portretizuar Claudel e cila jeton me inat dhe dinjitet, të tashmen e saj të ashpër kombinuar me të shkuarën bohemiane.

7. Final Portrait (2017)

Në vend që të përpiqet të na udhëheqë përmes kapitujve të ndryshëm të së kaluarës historike të artistit Giacometti, regjisori amerikan Stanley Tuçi fokusohet në një periudhë të vetme: përfundimi i një prej kryeveprave të tij të fundit, një portret i mikut të tij të vjetër, kritikut amerikan James Lord, në Parisin e 1964-ës. Aktori Geoffrey Rush jep një nga performancat e tij më të mira deri më sot.

Almanart