“…Merre me mend – pesë shekuj kam hëngër veten dhe s’kam ditur të qesh me veten e tepruar; Miq, Kosova është gjaku im që nuk falet”
U lind më 1942 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin Filozofik, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Kosovës. Në vitin 1966 zë punë në gazetën e përditshm “Rilindja”, në rubrikën e kulturës. Më 1976, në Edicionin e Botimeve “Rilindja”, udhëhoqi bibliotekat: Poezia shqipe, Letërsia botërore dhe Letërsitë e ish-bashkësisë jugosllave. Ishte anëtar i LSHK dhe i PEN-it shqiptar.
Poezinë e parë “Arabja” e botoi në revistën “Jeta e re” nr. 4, 1957. Po kjo revistë në vitin 1961 botoi dhe librin e tij të parë Thirrje. Në përkthim të poetit Esat Mekuli u botua, me plotësime, edhe në gjuhën serbokroate (1968). Përmbledhja Thirrje në vitin 1971 u bë kartuç në Tiranë, për shkak të disa poezive “hermetike”. Ekzemplari i shpëtuar nga një poet tiranas, udhëtoi deri te autori hiç më pak se 20 vjet më pas.
Në vitin 1999, në Shtutgart të Gjermanisë, u nderua me çmimin letrar Nikolas Linau. Librat e tij janë botuar, ribotuar dhe përkthyer në disa gjuhë.
Vdiq më 21.07.2012 në Lodève të Francës ku merrte pjesë në festivalin e poezisë Voix de la Méditerranée.
Veprat:
– Thirrje, poezi, Jeta e Re, Prishtinë,1961 ; Naim Frashëri, Tiranë, 1972, zgjodhi Pandeli Koçi. Botimi i parë i këtij libri u bë karton.
– Loja nën diell, tregime, Jeta e re, Prishtinë, 1967.
– Dhimbë e bukur, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1967.
– Sampo, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1969; Flaka e Vëllazërimit, Shkup 1980.
– Hija e tokës, Bota e Re, Prishtinë, 1971
– Torzo, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1971; Botimi i dytë, pasthënia Ibrahim Rugova, 1979.
– Folja, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1973.
– Credo, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1976.
– Poezi, lektyrë shkollore, Prishtinë, 1978, 1985.
– Lum-lumi, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1982,1986,1990; Toena, Tiranë, 2003, botimi IV dhe V, parathënia dr. B. Kuçuku; Rozafa, Prishtinë, 2003 ; Libri Shkollor, Prishtinë, 2012.
– Fundi i gëzuar, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1988.
– Zari, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1990.
– Në bisht të sorrës, poezi, Art-Pena, Prishtinë, 1994.
– Ishulli Albania, Rilindja, Prishtinë, 1998; poezi e zgjedhur, parathënia Visar Zhiti, Onufri, 2004 ; botimi plotësuar, AIKID, Prishtinë, 2006.
– Burgu i hapur, Rilindja, Prishtinë, 1998.
1977 – Trenat/ Pasqyra me njëqind fytyra – Ali Podrimja, Poezi