Aktivitet “Në emër të Njeriut” Autoriteti Dosjeve (AIDSSH)

“Në emër të Njeriut”

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit,në bashkëpunim me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, Delegacionin Europian në Shqipëri, Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) Fondacionin Kujto.al dhe, Komisionin Ndërkombëtar për Gjetjen e Personave të Zhdukur (ICMP), më datë 17 Dhjetor, 2024, në orën 14:30 – 16:00, në AIDSSH

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut sjell në vëmendje nënshkrimin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Është e domosdoshme që qytetarët shqiptarë, veçanërisht brezat e rinj, të mësojnë për vlerat e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe pasojat e regjimeve totalitare, përmes fushatave të ndërgjegjësimit dhe promovimit të literaturës dhe dokumentarëve historikë që u bëjnë jehonë abuzimeve dhe shkeljeve të drejtpërdrejta të të drejtave të njeriut gjatë diktaturave.

Parandalimi i përsëritjes së të shkuarës totalitare kërkon angazhim të vazhdueshëm për forcimin e institucioneve demokratike, ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe një kulturë politike të bazuar në respektin për lirinë dhe pluralizmin. Angazhimi i qytetarëve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë elemente të rëndësishëm për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe demokratike për Shqipërinë. Në këtë kuadër:

Date

17/12/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

14:30 - 16:00

Cost

Hyrje e lirë

Location

Autoriteti i Dosjeve
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart