
Artist Talk – Blerta Kambo “Pranë një luleje, pranë diçkaje të bukur” te “COD Kryeministri”
#ArtistTalk 🗣️
Në kuadër të ekspozitës “Man of the Castle”, Qendra për Hapje dhe Dialog #COD do të organizojë aktivitetin “Artist Talk” me titull: “Pranë një luleje, pranë diçkaje të bukur”, me pjesëmarrjen e artistes Blerta Kambo, dhe me panelin e përbërë nga:
Gentiana Susaj (ESD Albania)
Ines Xhelili (Awen)
Estela Bulku (UN Women)
Moderuar nga: Lura Elezi
Në këtë diskutim të hapur, artistja do të rrëfejë rrugëtimin e saj artistik ndër vite, si dhe eksperiencën personale gjatë krijimit të ekspozitës bashkëkohore “Man of the Castle”. 🏰
🗓️ 01 shkurt 2024
⏰ 18:00
📍 Holli Protokollar i Kryeministrisë
