Baleti “Arrëthyesi” te TKOB
Dhjetor, Krishtlindje, ëmbëlsira, festa dhe magji…
Me pak fjalë jemi zyrtarisht në sezonin e ARRËTHYESI-t!
🩰🧚🏻♀️Baleti emblematik i Krishtlindjes, me muzikën e pa përsëritshme të Tchaikovsky-t që sjell festën, magjinë, atmosferën e ngrohtë në dhjetorin e ftohtë, si dhe përrallën me fund të lumtur, vjen me një PRODUKSION TË RI në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, në datat 23-24-26-27-29-30 dhjetor në orën 19:00.
🎶✨ Sepse Krishtlindja nuk është thjesht një festë – është një përrallë që jeton në skenën tonë, për ju!
🎟️ Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!