Search
Close this search box.

Bisedë me Shkëmb Jaka te “Shkodra Arthouse” Shkodë

Nesër në Art House ✨

Shkamb Jaka (l. 1997) është artist që jeton dhe vepron në Kosovë. Ka përfunduar Baçelor (2020) dhe Master (2023) në departamentin e Pikturës në Universitetin e Prishtinës. Interesat e tij përfshijnë pikturën, instalimin, videon dhe zërin me kuriozitet për fizikën kuantike dhe botët virtuale. Trupi i punës së Jakës mbështetet në hapësira zhytëse dhe në krijimin e vendeve utopike të parë nga një dimension i katërt ose më i lartë. Bazuar në eksperimentet/teoritë shkencore ai krijon zgjidhjet e tij fiktive. Disa nga veprat e tij përfshijnë “Technotopia: Is This Hyperreal?” (2024) – ekspozitë personale në Tulla-Culture Center, “Possible Worlds; Sinking Into Virtual Lands” (2023) – instalim në Stacion CCA Prishtinë, “Solo” (2023) – video dhe instalim në Qendrën për Praktikë Narrative, “Spooky Action at a Distance” (2021) – ekspozitë personale në Paper Gallery, “Bazuar në Ngjarje të Vërtetë” (2021) – video dhe instalim në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

——

Rezidenca “Matanë” u ofron artistëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor kohë dhe hapësirë të dedikuar për të zhvilluar projekte të reja. Artistët eksplorojnë tema, teknika dhe bashkëpunime të reja, të mbështetura nga qasja në burime në Prishtinë, Shkodër dhe Shkup. Programi synon të stimulojë praktikat kulturore kritike dhe të nxisë bashkëpunimin përmes praktikave artistike.

Date

11/06/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

"Shkodra Arthouse"
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart