“Dita e Kujtesës” te “Teatri i Metropolit”

Me rastin e Ditës së Kujtesës, Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Teatrin Metropol në Tiranë dhe Ambasadën Italiane në Shqipëri, organizon një mbrëmje letraro-muzikore në kujtim të viktimave të Holokaustit.
Aktorja dhe interpretuesja Ema Andrea do të lexojë në shqip dhe italisht një përzgjedhje fragmentesh nga libri Leximi nga Ema Andrea nga libri “A është, vallë, njeri …?” i autorit Primo Levi. Leximi do të shoqërohet nga kitaristi Denis Bizhga i cili do të interpretojë me kitarë klasike, pjesë nga Mario Castelnuovo Tedesco, Silvius Leopold Weiss, Joseph Kaspar Mertz dhe John Williams.
Dita e Kujtesës është një ditë përkujtimore ndërkombëtare, që kremtohet çdo vit më 27 janar si dita e përkujtimit të viktimave të Holokaustit. E caktuar nga rezoluta 60/7 e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të 1 nëntorit 2005, kjo datë përkujton ditën e vitit 1945 kur trupat e Ushtrisë së Kuqe, duke përparuar në drejtim të Gjermanisë, çliruan kampin e përqe ndrimit të Aushvicit.

Date

26/01/2023
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

Teatri i Metropolit
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart