Ekspozita “115 vjet nga Kongresi Kombëtar i Elbasanit dhe Hapja e Shkollës Normale” në Elbasan
Event i veçantë në Elbasan: 115 Vjet nga Kongresi Kombëtar i Elbasanit dhe Hapja e Shkollës Normale!
Më 3 Shtator 2024, ora 10:00, Muzeu Historik Kombëtar dhe Bashkia Elbasan organizojnë një ekspozitë të veçantë fotografike dhe dokumentare me titull “Kongresi i arsimit mbarëkombëtar shqiptar” në nder të 115-vjetorit të Kongresit të Elbasanit dhe hapjes së Shkollës Normale!
🔍 Ekspozita paraqet rrugëtimin historik të shkrimit të gjuhës shqipe dhe momente kyçe nga Kongresi i Elbasanit, si dhe nga Shkolla Normale, e para shkollë kombëtare e hapur në këtë qytet.
👥 Na bashkohuni pranë godinës ku u mbajt Kongresi i Elbasanit për të përjetuar këtë udhëtim historik dhe për të mësuar më shumë rreth trashëgimisë sonë kulturore.
🌟 Ekspozita është përgatitur me kujdes nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe Arkivin Digjital të Elbasanit.
Ju mirëpresim! Mos e humbisni këtë mundësi unike për të qenë pjesë e historisë sonë 🇦🇱