Ekspozita fotografike “Dyer që flasin n’Gjuhadol” Shkodër

RTK Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën për Hapje dhe Dialog COD, në Shkodër, ka ndërmarrë një nismë të veçantë për dokumentimin e dyerve të vjetra të qytetit, duke zbuluar historitë e tyre dhe detajet arkitektonike unike. Kjo iniciativë synon të mbrojë trashëgiminë kulturore të Shkodrës, duke sjellë në jetë kujtimet dhe historitë e këtyre dyerve, lidhjet e tyre me familjet dhe identitetin historik të qytetit tonë.

Për të gjithë dashamirësit e kulturës dhe historisë, ju ftojmë në ekspozitën fotografike që do të mbahet më 5 nëntor 2024, në Gjuhadol, e cila do të qëndrojë e hapur për disa ditë, nga ku këto dyer magjike dhe historitë e tyre do të jenë në qendër të vëmendjes. Mos e humbisni mundësinë për të përjetuar nga afër një pjesë të Shkodrës që ruan gjurmët e së kaluarës!

Date

05/11/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

10:30

Location

Gjuhadol, Shkoder
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart