Ekspozita interaktive: Shkolla në kohën e komunizmit
Projekti u përzgjodh për nismën “Tirana – Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”. Rreth 30 nxënës/e të seksioni dygjuhësh gjermanisht-shqip në gjimnazin „Sami Frashëri“ nën drejtimin e mësueses së historisë Eni Koja dhe skenaristit dhe mësuesit të medias Alexander Pozza u morën me përditshmërinë në kohën e komunizmit në shkollën e tyre. Rezultati është një ekspozitë interaktive me dokumente audio, filma dhe ekspozita të shumta të asaj kohe, të cilat shpjegohen nga nxënsit në mënyrë të qartë dhe argëtuese. “Unë nuk kam folur kurrë më parë me prindërit e mi për kohën e komunizmit dhe tani e kuptoj shumë më mirë atë që ata kanë përjetuar”, thotë Bora Toska (klasa e 12-të, seksioni dygjuhësh gjermanisht-shqip në gjimnazin „Sami Frashëri“).