
Ekspozita “Introspeksion – Arsye për të qenë stoik përballë dhunës” nga Toni Milaqi te “Galeria e Artit” Tiranë
𝗚aleria e 𝗔rteve 𝗧iranë ka kënaqësinë t’ju ftojë ditën e martë, 13 Shkurt, ora 18:00 në çeljen e ekspozitës personale të artistit Toni Milaqi!
Një ekspozitë që vjen si një rrugëtim në kohë e periudha të ndryshme të jetës së artistit, në faza të ndryshme të krijimtarisë së tij, peizazhe urbane dhe rurale, autoportrete, portrete të rrethit të tij familjar, kompozime, me subjekt politik dhe spiritual.
“Krijoj sepse besoj thellësisht tek e ardhmja dhe në mënyrën time i kundërvihem me trup e shpirt filozofisë së dhunës” – shprehet artisti. Ju mirëpresim!
