Ekspozita “Kraja Monumentale” nga fotografi Korab Kraja në Shkodër

𝙀𝙠𝙨𝙥𝙤𝙯𝙞𝙩𝙚 𝙛𝙤𝙩𝙤𝙜𝙧𝙖𝙛𝙞𝙠𝙚 :”𝙆𝙧𝙖𝙟𝙖 𝙈𝙤𝙣𝙪𝙢𝙚𝙣𝙩𝙖𝙡𝙚”- kuruar nga Korab Kraja.

Hapja e ekspozitës “Kraja Monumentale” / 🗓️17.05.2024 ora 🕥 18:30 📍Gjuhadol.

Ekspozita “Kraja Monumentale” shënon fillimin e një bashkëpunimi të ngushtë dhe harmonik mes qytetit të Shkodrës dhe krahinës së Krajës përmes @drtk_shkoder dhe Shoqatës Kraja. Ky bashkëpunim synon të përforcojë lidhjet historike, kulturore dhe sociale midis këtyre dy vendeve, duke sjellë në vëmendje trashëgiminë e tyre të pasur dhe duke inkurajuar ndërveprimin dhe ndërtimin e një bashkësie të fortë.

Kraja, trevë e malësisë së Mbishkodrës, ka një lidhje të thellë historike dhe kulturore me qytetin e Shkodrës. Kjo lidhje ka evoluar dhe përhapur nëpër shekuj, duke u shfaqur nëpërmjet ngjarjeve historike, traditave kulturore dhe shkëmbimeve të shumta njerëzore.

Ekspozita fokusohet në trajtimin e lidhjeve historike-kulturore midis Shkodrës dhe Krajës, duke eksploruar trashegiminë e tyre të përbashkët dhe influencën reciproke që kanë pasur në zhvillimin e tyre të kulturës dhe identitetit. Përmes fotografive, artefakteve dhe materialeve informative, ekspozita shpalos historinë dhe trashegiminë e pasur kulturore të krahinës së Krajës dhe rrethin e Shkodrës.

Kjo ekspozitë synon të inkurajojë një marrëdhënie të ngushtë dhe të qëndrueshme midis qytetit të Shkodrës dhe krahinës së Krajës, duke promovuar bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave dhe përkrahjen e njëri-tjetrit në rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe kulturës për të dy komunitetet.

Date

17/05/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:30

Location

Gjuhadol, Shkoder

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart