Ekspozita “Në prag” te “Oborri” Tiranë

Ja ku erdhëm!💥

🗓️Vernissage E enjte, 11 prill, 19:00

Prag është i lumtur t’ju njoftojë inagurimin e hapësirës nëpërmjet ekspozitës “Në prag”, ku do të shfaqen punimet e 4 artistëve të rinj: Arnilda Kyçyku, Emi Behari, Pediona Dautaj dhe Vanesa Kraja.

Ekspozita “Në prag” ka si qëllim rimarrjen e një sërë vlerave që njerëzit përjetojnë gjatë jetës së tyre të përditshme. Në një epokë në të cilën teknologjia dhe furia e çdo dite priren t’i largojnë njerëzit nga natyra dhe marrëdhëniet autentike njerëzore, kjo ekspozitë synon të ftojë publikun të zbulojë nga e para kënaqësinë e ndarjes së hapësirave të përbashkëta nëpërmjet raportit të vendosur midis natyrës, përditshmërisë dhe krijimtarisë.

Kuruar nga: Fabio Toska, Klaudia Fagu, Resina Meçani

Date

11/04/2024 - 11/05/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00 - 19:00

Location

"Oborri"
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart