
Ekspozita “NINGYŌ: Arti dhe bukuria e kukullave japoneze” & “Na ishte njëherë…” te “Galeria e Artit Tirane”
GAT nis sezonin e ri artistik me: “NINGYŌ: Arti dhe bukuria e kukullave japoneze” nga Fondacioni Japonez, & ‘Na ishte njëherë…”, nga artistja Merita Selimi, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kukullave.
Një ekspozitë ndërlidhëse mes traditave, artit, zanatit dhe interpretimit bashkohor të kulturës së Kukullave, Japoneze & Shqiptare.
Nga data 11 Janar – 02 Shkurt 2024.
