Ekspozita “Përtej II” nga Thanas Dushku te “ShpellArt” Pogradec
Thanas Dushku
Shpresë dhe Humbje, Luftë dhe Dorëzim mbi Letër…
Arti Modern vjen dhe godet menjëherë Qenien time si Rrufeja që shkatërron kasollen, si një Grusht i hekurt mbi liqenin e ngrirë, si Sytë e një Gruaje që fatalisht ndeshin Sytë e mi.
Ravijëzohen me rradhë mbi trupin tënd të Zhveshur të gjitha format e Lutjeve të mia të dëshpëruara, të gjitha Britmat e fshehta të Zemrës sime sëmurur me Art, të gjitha Fytyrat e llahtarrshme kultivuar këto gjatë tek Autoportreti im i vetëm.
Por, Sytë e tu më përndjekin ethshëm.
Timbri i Zërit tënd shndërrohet në Ngjyrë.
Kurmi i Shpirtit tim shpërbëhet brenda Paletës sime në miliarda Ngjyra ende të pazbuluara.
Ne Vrapojmë pa kujtesë, ne Flasim pa dhimbje,
ne Dashurojmë pa ëndrra.
Çfarë mund të përgjigjet Përtej?