

Ekspozita POLIDROM – Një Kurs Intensiv mbi Fuqinë e Fëmijëve
Është kënaqësi dhe nder që në ekspozitën e radhës në @parkingartgallery të parkojnë me ekspozitën e tyre @Rena Rädle & @Vladan Jeremić.
POLIDROM – Një Kurs Intensiv mbi Fuqinë e Fëmijëve,
Rena Rädle & Vladan Jeremić
24 Shkurt 2025, Ora17:00
Parking Art Gallery,
POLIDROM nuk është thjesht një ekspozitë; është një ftesë për të rimenduar pjesëmarrjen, kreativitetin dhe dinamikat e pushtetit. Ky projekt është një dëshmi e fuqisë transformuese të angazhimit të fëmijëve në hapësirat publike dhe praktikat artistike, duke na kujtuar se zërat më të papritur shpesh mund të jenë më të fuqishmit.