Ekspozita “Voice of Virtual Violence” te “Galeria e Artit” Tiranë
“Fjalët lëndojnë. Dhuna virtuale na prek të gjithëve.
Nga 25 Nëntor deri më 3 Dhjetor, ju ftojmë në Galerinë e Artit të Tiranës për të përjetuar ‘Voice of Virtual Violence’, një projekt artistik që zbërthen gjuhën e dhunës online dhe sjell një hapësirë reflektimi dhe ndërgjegjësimi.
Kjo ekspozitë është një ftesë për të dëgjuar zërat e heshtur dhe për të ndarë përgjigjen tuaj ndaj pyetjes: ‘Çfarë ju bën të ndiheni të sigurt?’
Bashkohuni me ne për të ndërtuar një hapësirë më humane, si online ashtu edhe offline.
🗓 25 Nëntor – 03 Dhjetor 2024
📍 Galeria e Artit Tiranë
🕠 Ora 17:30